Kush ia gjen ilaçin zemrës?
… Vetëm ti, o dritë e hënës!
Kush shpirtin ma shëron mua?
… Mjaltë i buzëve të tua!
Kush më ëmbëlson në vapë?
… Buza jote plot me mjaltë!
Kush më bën të shkas si valë?
… Dridhërimat që më fal!
Kush ma kthen terrin në dritë?
… Përqafimi yt, o shpirt!
Kush një dimër ma bën verë?
… Dashuria që nuk shter!
Kush ma ndez zjarrin në gji?
… Puthja jote, buzëqershi!
Kush më fal ekstazë hyjnore?
… Prekja jote engjëllore!
Kush ma shuan mua etjen?
… Malli yt që sfidon vdekjen!
Kush ma djeg shtatin plot hire?
… Shtrati yt – zjarr dashurie!
Kush më vdes e më ngjall mua?
… E arta fjalëz “Të dua”!