Të ngushta këto udhë,
Trupholla.
Të ngushta këto udhë
Se u madhuan ëndrrat tona.
Këto udhë të çojnë te njē shpresë,
Të çojnë te një dashuri.
Nën to shtrihet toka e pavdekshme,
Mbi to qielli i madh, pa kufi.
Të ngushta e të holla ngelën rrugët,
Se bota u bë më e madhe,
Të ngushta dhe të pakalueshme dalin rrugët
Për të ardhur aty m’u në zemrën tënde.
Prandaj marr qiellin në sy dhe ndaloj mu aty.
Të ngushta , po po të ngushta ngelën udhët tona.