Home KRYESORE Vashë si hënë! nga Blerina Pellumbi

Vashë si hënë! nga Blerina Pellumbi

Në diell të ngrohtë ,në hënë të ftohtë të kërkoja ty
E më rrëmbente syri si deti ,qerpik i zi
E pranë të vija mbi flokë argjendin, të të prekja pak
E ti me digjje me buzë të kuqe, të bëra gjak
Copëza yjesh, gjarpëronin heshtaz përmbi lëkurë
E herë me ngjallnin, e herë më vdisnin, më bënin gur
E ngrija akull, ashtu tek shihja lëkurë të bardhë
A ishe vashë, apo ishe ëngjëll, magjinë kërkoja
Të rrija larg, të rrija afër e zotin pyesja
Me sy kristali magji pse bëje , e të kërkoja e prap s’të gjeja
E herë me ngjanin me detin blu , e herë me qiell në ditë pranvere
E unë vesë bija mbi trupin tënd, si djersë e nxehtë në ditë vere
Me aromë lulesh me dehje frymën ,e frymën ti ma mbaje
Sa herë të shihja me dorën buzës si shtojzavalle
Me tokën flisja edhe kërkoja një copëz qiell, një copëz hënë
E ti mi sillje me sy e buzë ,një botë të tërë
Moj vashë si muzë ,moj vashë si zanë,moj vashë si hënë…