Home KRYESORE AS TEATRI POPULLOR AS AI KOMBETAR NUK LUAJTEN ROLIN E TYRE

AS TEATRI POPULLOR AS AI KOMBETAR NUK LUAJTEN ROLIN E TYRE

Nga Lekë Tasi

Asgjë smund të gjykohet pa sfondin historik , pra pa vlersuar autoritetin e kohës , personat posht tij, të kaluarën e të dyve dhe origjinën e formimin e tyre, sidhe mundësitë ekonomike të momentit. Konflikti aktual për Teatrin i përfshin faktorët e mësipërm dhe në një masë të madhe e determinojn. Në termin autoritet hyjnë i sotmi dhe i mëparshmi dhe më I hershmi , raporti që kemi secili me ta kur flasim , dhe këtu kuptohet se nga cili prej tyre kemi pak a shumë vartësi (kushtëzim vazhdimësie ose inat me të). Do të duhej që secili person I lidhur me teatrin, profesionist ose spektator, të zbërthehej sinqerisht në çraport qënia e tij mbetet e pozionuar me këtë lidhje të kaluar apo në shkëputje prej këtij sfondi.

Dhe vetëm pastaj, të shprehë po aq sinqerisht se sa të pëlqyer e ka vazhdimin apo prishjen e këtij objekti si të tillë.

Kur gjykon kolektivin dhe aktivitetet e trupës ndërsa kalonim nga komunizmi tek post-komunizmi, vëren se ajo u pengua të nxirrte në shesh dramën e përjetuar nga shoqëria shqiptare nën regjimin diktorial më tepër se komunist. Kjo sepse ai regjim, në momentin e kthesës, ishte ende shumë i koncentruar ( ai nuk u prek nga fitorja e Perëndimit mbi Lindjen, vetëm pati inkurajimin e drojtur për të vënë në jetë pluralizmin dhe lirinë e tregut sëbashku me lejen për të vazhduar sundimin në sens të gjerë).

Diçka therëse e tha Estrada per anët komike të diktatorit, por mbasi kënaqi publikun për disa kohë, e zbehen dhe ate. Kinematografia po ashtu, me ‘Vdekja e kalit’ dhe ‘Kolonel Bunker’ I dha atij dy të shkundura në drejtim të kundërt, por pa shkuar më tej. Mjaft më von ‘Amnistia’ e prezantoi jetën në komunizëm me realizëm, por me thekës te drama familjare, pra indirekt . Pastaj, asgjë. U konsiderua temë e mbyllur ajo që mund të kishte dhënë shkundje të tjera shumë origjinale publikut ndërkombëtar. Teatri Popullor i kthyer në Teatër Kombëtar e deklaroi edhe më të mbaruar çështjen duke u marre me te tjera gjera..

Kishte ndodhur vërtet ndryshimi? Duhet të kishte qënë një rast i shumëpritur, së paku për autorët, dhe do të pritej me shumë dëshirë nga publiku. Një konflikt i marrë nga jeta e popullit, burgjet, kampet, lufta e klasave në qytete, fshatra, ndarja e familjeve, arratisjet, kthimet, klerikët sidomos ata katolikë, të shndrruar nga figura negative tani në martirë, mundimet e fëmijët në kampe, vdekjet aksidentale po edhe nga keqtrajsimet,demaskimet, gjyqet fantastike për nga falsiteti elementar, mijra subjekte që mund tI sillnin fitime buxhetit të shtetit, jo vetëm nuk u shfrytzuan dhe u heshtën, por u zëvendësuan gjatë demokracisë në ekran sëpaku, po edhe në skenë (Prefekti) nga gënjeshtrat e vjetra për të zgjatur zbavitjen hafife të një publiku që slidh dot ‘fitoret’ e pushtetit popullor mbi diversantët me rradhët e qumshtit në pik të sabahut.

Çlidhje kanë këto me ballafaqimin ‘prishje apo ruajtje e teatrit? Lidhja qëndron tek fakti që lavdia e e këtij teatri e proklamuar si e padiskutueshme nga protestuesit dit e natë ka të bëjë me këtë linjë që ka mbajtur vigjilenti shtet mbi të, që “ të dali e qartë figura e sekretarit si hero pozitiv’ dhe të luftohen rymat moderniste si denigurese e realitetit tonë( ‘Njollat e Murrme”), dhe kjo sjell për koherencë që edhe dënimet kapitale të P.Anton Harapi, Lef Nosi dhe 17 të tjerëve nga Gjyqi Special të proklamuara në këtë skenë para platesë borhoritëse , të homologohen brenda kësaj vazhde të lavdishme që realizoi populli ynë në udhëheqjen e partisë dhe Enverit. Kjo trashëgimi për pjesëmarrësit që e mbrojnë teatrin sot mund të jetë si një fishek e fshehur në pajë, e dijn se dijn, por hija e unifikuar e mbremjeve solemne, gjyqeve, manifestimeve pro firmës së marrëveshjes së Helsinkit kundër luftënxitësve imperialistë, kongrese të partisë, te fronte, kooperativave, të gjitha kundra armiqve bredna dhe jashtë, dhe pro fitoreve në fushën e artit, teatri, koncerte, festivale të Këngës në RTV me 90% këngë revolucionare dhe Popullore të bëhen një e pandarë me ato të Teatrit Kombëtar dhe me selinë e tij të patjetërsuarshme.

Për tu vënë re, pjesët e teatrit modern u vunë të gjitha në Akademinë e Arteve. S.Beckett, R.Mitrovitza,A.Perljocaj, Oliva, të paraprira nga mbledhjet seri të studentëve. Të gjitha kishin një linjë tjetër për të ndjekur, ta merrte seriozisht inkurajimin e ndrojtur perëndimor. Diktatura që drejtonte nga shtrati i lëngimit por me grushta shtrënguar, ecjen e lavdishme tani në rënie, e cila deri atëehere ishte ushyer me bar nga livadhet ona, të rinjtë e asaj salle (AA) donin që ta drejtonin kah ushqimoret e botës, më tepër kulturore. Për çudi G SOROS Institute, e ofroi ndihmën e vet, brenda rregullave. Neve si kontigjnet i burgjeve e kampeve , e patëm inat, por nuk mund të mos vinim re se, përveç kuadrit që e merrte komplet nga “ata”, jo nga neve, siglën e shpalli shumë simpatike megjithse ambicioze. ‘Për një shoqëri të hapur’ , As ajo nuk u pranua, dhe përkthimi i librave fondamentale të kulturës botnore as u hyri në sy. Madje Sorosi u bombardua me fyerje të rënda si person. Dhe papritmas, lexojmë në gazetë, që tani ka dalë orientimi të mos shahet më! Mbrojtësit e TK janë të mbyllur ndaj kësaj fasaade ose fizionomie historike të tij, prandaj në këtë pikë duhet trajtuar ana estetiko-urbanistike

Personalisht e doja qendra e Tiranës të lihej pak a shumë statu quo. E pranoj që e kisha gabim. Vendime të tilla, merren nga diktatorë absolutë. Në kohën tonë kur kapitali don të drejtojë, brenda ose jasht ligjit, ato ngrirje janë të pamundura, dhe ska qeveritar, që të mund të rezistojë, qoftë nostalgjiku më i ngurtë. Por edhe koha si shijë nuk ësht e atillë, që grupet e interesit dhe elektorati të pranojë shtangien te një qendër historike që s ekziston (e parëndësishme dhe plus e tjetërsuar rëndë). Kështu që zgjidhja e realizuar praktikish në këto 20 vjet imponohet, dhe mund të diskutohet vetëm se si, sa estetikisht. Ndërtimin i 15katshit e dha linjën qysh në komunizëm e ndërtimit në lartësi. Në se do ketë një kriter të pranueshëm për të ruajtur një objekt historik, esht ai i soliditetit tij. (Shumë pak ka të tilla brenda unazës së vogël, ndër to Kaceli).

Kompleksi i Teatrit, ku kam punuar mjaft vjet, më duket i zymtë dhe mjaft varfanjak, por kryesorja, i padenjë për një teatër kombëtar . Jam për një Teatër – ndërtesë autonome, dhe në harmoni me rrethinën, pra të një stili shumë a pak neoklasik. Ashtu do ta kisha dashtë edhe GKA-n. Po shohim se Qendra e Tiranës, me notë karakteriale ministritë,( të cilat nuk pushoj së admiruari sëbashku me bankën), u popullua prej disa dekadash nga Pallati i Kulturës dhe Muzeu Kombëtar, dhe tash së fundi nga Torre Drin, Hotel Plaza dhe Kollosi dominant pranë Shtëpis së Gjetheve (Dr Basho), Kjo ndërtesë shumë origjinale, tepër, vendos të tjera kushte ndërtimore për Qendrën, të cilat duhen përballuar me shumë sens krijues për të prurë një ekuilibër estetik dhe më shumë se të tjerat -volumor , gjë që kërkon jo një por shumë objekte, brenda dhe jashtë Unazës së vogël. Jemi pra para të papriturash të rëndësishme, që mund të sjellin një figurë origjinalo-strambe, ose të këndshme dhe origjinale njëherazi. Quaj të tillë një horizont objektesh me të cilin familjarizohemi shpejt, por pa nënvleftësuar edhe opcionin që të habit për një kohë të gjatë, të armiqëson madje , dhe që në fund të imponohet si një pamje unikale. Gjithsesi qendra e një kryeqyteti ka një kusht të padhunueshëm kurrsesi: Të mos duken kurrkund ballkone! Prandaj meTorre Drin nuk mund të pajtohem kurrë për pa u vendosur që t`i qethen ato.

Share: