Home KRYESORE Nevoja per nje force te re politike!

Nevoja per nje force te re politike!

Nga Romeo Karaj

Perfundimisht Shqiperise dhe shqiptareve iu duhet nje force e re politike, me nje qasje krejt te re, me qellimin per t’i dhene vendit dhe jo per t’i marre, me misionin e çrrenjosjes te se keqes, instalimin e drejtesise dhe shpreses se ky vend mund te behet.

Kush sheh akoma zgjidhje tek ishpushtetaret dhe pushtetaret ose eshte i verber dhe trushpelare, ose i frikesuar per vendin e punes ose i lidhur me biznesin mafiozo-politik.

Ftoj te gjithe ata qe ndjejne pergjegjesi për kete vend, qe e kuptojne se kurre pushtetaret zullumqare nuk vetendergjegjesohen dhe se kontributi i tyre eshte jetik, t’i bashkohen nismes për nje politike te re, me qellimin e larte fisnik te perballjes me te keqen, mbrojtjen e interesave te vendit, nxjerrjen e tij nga kthetrat mafioze te politikes se sotme, kthimin e pushtetit dhe pasurive popullit, instalimin e demokracise se drejperdrejte, cuarjen perpara drejtesise te gjithe mafiozeve politike pa perjashtim, konfiskimin e pasurive marramendese te tyre dhe bashkepunetoreve te tyre, nxjerrjen sa me shpejt te vendit nga varferia, strehimin urgjent të cdo të pastrehi maksimumi brenda nje viti, zhdukjen e konceptit tender, ngritjen e nderrmarjeve shteterore duke i nderprere perfundimisht rrugen vjedhjes se parave publike nepermjet blerjes se mallrave, sherbimeve dhe ndertimeve tek privati pas te cilit qendron pushtetari.

Ne duhet te perballemi me oligarkine, ku kater persona kane uzurpuar pushtetin e të gjithe shqiptareve duke zhveshur nje popull te tere nga dinjiteti, liria dhe e drejta per te marre ne dore fatet e tij.

Partite politike te kesaj periudhe te zeze ndryshojne vetëm nga emri dhe adresa e selise, perndryshe ato jane nje e të pandara ne mentalitet, menyre funksionimi, marrjen e vendimeve dhe vjedhjen e ketij vendi.

Pavaresisht retorikes boshe dhe te pavlere, qe ka kapercyer cdo llogjike inflacioni, keto parti tani jane bashkuar me shume se kurre tek i njejti çanak i ndyre ku gatuhen fatet tona dhe ndahet malli i vjedhur.

Ai eshte çanaku i Bashkim Ulajt, Kastratit, Manes, Hysenbelliut etj pasuar nga çanaku i te njejteve kriminele ordinere, te poshter e te pander si dhe i te njejteve trafikante drogerash qe sot si biznesmene rrufisin ate qe ju mungon familjeve te panumerta te varfera shqiptare, te tashmen dhe te ardhmen, buken e gojes, shendetesine qe kurre nuk u be, strehen e shtepise dhe gjithshka qe ka vlere.

E drejta eshte me popullin e thjeshte dhe te vuajtur, dhe fitorja eshte e sigurte nese kjo e drejte perqafohet nga të gjithe ata qe po vuajne pasojat e kesaj padrejtesie të pashembullt shoqerore.

Në nuk mund te vazhdojme te jemi sklleverit e fundit ne vendin tone shume prane nje Europe te civilizuar ku tashme mbrohen edhe te drejtat e kafsheve e jo me te njerezve.

Perballe kemi vetem burracake dhe frikacake, të pander e te pafytyre te cilet rrine aty ku jane vetem sepse në qe duam drejtesi nuk kemi marre akoma iniciativen te perballemi me ta, por presim ne naivitet te pafalshem vetendergjegjesimin e tyre.

Ky vend mbi të gjitha na perket ne, dhe ne duhet tia bejme te qarte pushtetareve se te jesh ne pushtet nuk je as pronar i vendit, as pronar i fateve tona dhe as i mandatuar për te vjedhur pafund per vete dhe shpuren e oligarkeve qe te vijne nga pas.

Vetem e drejta mbi force fiton, prandaj ju ftoj te jepni forcen tuaj per te fituar e drejta, per t’u shkallmuar e keqja dhe per t’i kthyer mbaresine, driten e drejtesise dhe shpresen ketij vendi.

Share: