Home KRYESORE Viti i ri shkollor, Policia Rrugore e Tiranës merr masat

Viti i ri shkollor, Policia Rrugore e Tiranës merr masat

Nisja e vitit të ri shkollor ka sjellë edhe një plan të ri masash nga ana e Policisë Rrugore të Tiranës.

Plani i masave përqendrohet në me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore, si dhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore kryesisht për ata deri në 12 vjeç.

Policia njofton se duke marrë shkasë nga neglizhenca e drejtuesve të mjeteve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor që parashikohen për pasagjerët deri në moshën 12 vjeç, “si dhe faktin që ditët e para të shkollës shumica e prindërve apo të afërmve, i dërgojnë fëmijët në shkollë me mjetet e tyre”, ata kërkojnë kujdes të shtuar në zbatimin e rregullave të qarkullimit pasi “në asnjë rrethanë, për sigurinë e tyre, nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi”. /Opinion.al

Share: