Home KRYESORE Më shumë se 20 plumba në trup, Besnik Hida kërkonte drejtësi për...

Më shumë se 20 plumba në trup, Besnik Hida kërkonte drejtësi për nipin!

Më shumë se 20 plumba u qëlluan ndaj 40-vjeçarit Besnik Hida, mëngjesin e së martës, teksa po pinte kafe mbi tarracën e katit të dytë të një biznesi në Lushnjë. Ai nuk ishte një njeri problematik, i pa proceduar ndonjëherë, por dy vitet e fundit kërkonte drejtësi për nipin e vrarë nga bandat.

Interesimi i 40-vjeçarit për zbardhjen e atentatit të tetorit 2017 ku viktimë mbeti Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, i ka shqetësuar autorët e masakrës. Ai shumë herë është parë në shoqërinë e njerëzve të antikrimit dhe të prokurorëve duke afruar të dhëna dhe informacione.

Dhe kjo është pikërisht një nga pistat kryesore ku po orientohet grupi hetimor për ekzekutimin. Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur hetimin duke marrë në shqyrtim edhe njëherë të gjitha dosjet nga koha kur iu vu tritol mjetit të Besnik Hidës, deri tek ngjarjet që kanë të bëjnë me vrasjet në rrethin familjar. Deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar.

Autorët ashtu sikurse u ngjitën, u larguan qetësisht përmes dy hyrjeve të shkallëve të kafenesë. Poshtë ndodhej makina e vjedhur në Tiranë, e cila më pas u gjet e djegur bashkë me tre armët te varrezat e makinave në dalje të qytetit./ Opinion.al

Share: