Home KRYESORE Shen Valentini “ka hyrë” në gjak…

Shen Valentini “ka hyrë” në gjak…

Nga Ylli Dylgjeri

Ka tradhëti! Sot eshte dita Ime! – kështu tha Shenjtori Valentin dje, dhe humbi në bulevardin e gjatë ku spipëtinte zë dashnori…

Shen Valentini pasi ra dëshmor për kishen katolike dhe kishën ortodokse, dje “ra dëshmor” edhe për fenë e muxhahidine. Muxhahidineve, sipas Shejk’ Ali Nasir el-

Fakijhi nuk u dihet akoma se çfare feje jane. “Shejtani thotë, më tej Sheiku, do ju vi një ditë atyre, e tu thotë çfare feje kanë”.

A erdhi dje shejtani? Nuk dimë ende kurgje. Dimë që Shen Valentini dje u tremb. E tremben xhindet nëper muret e tabir sarajit?

Në konferencat për shtyp nuk u fol e nuk u komentua. Punët e politikes dihen, punet e zotit nuk dihen. S’ka informacion? Bllokim. Bllokim. Anë e kand bllokim. Çka ndodhur që u bllokua jeta? Edhe herë tjeter kane ardhur përfaqësuesit e lartë të amerikës, por populli është derdhur rrugëve, është çmallur me udhëheqësit.

50 herë e përsëriti një mender gazetare, lajmin në një TV, se:

“për ruajtjen e VIP-it janë vënë në gadishmeri 1500 policë, helikopter, snajpere etj etj. Mjerim gazetarie…Po historik kanë mardhëniet? Dje ishte dite ndryshe.

Dashuria u tremb. Urrejtja u zgjua.

Shen Valentini kanunor “ka hyre” në gjak!

Share: