Home KRYESORE Zbardhet vendimin për Tahirin, pse u dënua vetëm për shpërdorim detyre

Zbardhet vendimin për Tahirin, pse u dënua vetëm për shpërdorim detyre

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur sot vendimin e arsyetuar ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri u dënuar me 5 vite burg të cilat u konvertuan në 3.4 vite burg për “shpërdorim detyre”. Një nga argumentet kryesorë të gjykatësve është mos informimi i Ministrisë së Mbrojtjes për mosfunksionimin e radarëve që kontrollojnë detin.

Megjithëse Tahiri në mbrojtjen e tij deklaroi se kishte informuar ministrinë, në dokumentet e dosjes nuk rezultonte diçka e tillë. Mos informimi i Ministrisë së Mbrojtjes për efektet që sjell mos funksionimi i radarëve ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit për sa i përket trafikut.

“Kjo ka shtrembëruar sundimin e ligjit, ka cënuar shtetin ligjor si edhe tek mirëqeverisja”, shkruan gjykata në vendim.

Sa i përket akuzës për grup të strukturuar kriminal Gjykata e Krimeve të Rënda ka argumentuar rrëzimin e kësaj akuze duke cilësuar provat e prokurorisë  si vetëm indicie dhe nuk janë të ndara në rolin e përcaktuar për personat e përfshirë në këtë çështje.

Përgjimet që flisnin për dekonspirime nga Policia e Vlorës dhe biseda mes dy vëllezve Habilaj gj i ka rrëzuar me argumentin se nuk mund të merren si provë se janë indicie dhe organi i akuzës nuk ka kryer veprime të mëtejshme për përgjimet e Habiljave ku flisnin për shefin e madh. Prokuroria nuk ka kryer hetimet që biseda mes dy personave ishte pikërisht Tahiri, shefi i madh.

Edhe për dhuratat që pretendohet se ka marrë Tahiri, gjykata ka arsyetuar  se Prokuroria nuk ka kryer veprimet e duhura për rolin  gjithsecilit. Ndërkohë që akuza e shpërdorimit të detyrës lidhet me mosveprimin e ministrit të brendshëm, Kur Shqipëria ishte e kanabizuar, por nuk ka vepruar  e marrë masa për parandalimin e kultivimit. /Opinion.al

10

Share: