Home KRYESORE Financimet e huaja, ambasada ruse:Autoritetet shqiptare trillojnë histori

Financimet e huaja, ambasada ruse:Autoritetet shqiptare trillojnë histori

Pas nismës së qeverisë shqiptare për miratimin e rezolutës që ndalon financimin e huaj në skenën politike, ka reaguar ambasada ruse në Tiranë.

Në reagimin e saj, ambasada shpreh keqardhje për nismën, ndërsa ka akuzuar mazhorancën se po trillon histori mitike për të justifikuar përplasjet e politikës së brendshme.

Po ashtu, ambasada ruse ka akuzuar dhe SHBA, duke thënë se ka një marrëveshje me qeverinë shqiptare.

“Koment i Ambasadës në lidhje me konferencën «US Policy in the Western Balkans» dhe rritjen e histerikës antiruse. Jemi njohur me fjalimet e mbajtura nga folësit e konferencës «US Policy in the Ëestern Balkans», si edhe me planet e parlamentarëve shqiptarë për miratimin e rezolutës për “ndërhyrje të huaj”. Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë. Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme). Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të “infektojnë” gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kopjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”.Me këmbëngulje u rekomadojmë të lexojnë librin “Siguria Ndërkombëtare e Informacionit” të sapobotuar në Rusi të një prej specialistëve më të mëdhenj të MPJ-së ruse në këtë fushë.”/ Opinion.al

Share: