Home KRYESORE Në makinën e prokurorit gjendet dosja e Konomit dhe dokumentet e vjedhura

Në makinën e prokurorit gjendet dosja e Konomit dhe dokumentet e vjedhura

Pak ditë më parë Shqipëria u trondit nga atentati i bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Landi Muharremi dhe Andi Maloku, të cilët që të tre mbetën të plagosur.

Lidhur me ngjarjen u arrestua si autor Redjan Rraja, i cili u zbulua nga provat e gjetura në makinë e braktisur që u përdor ditën e atentatit.

Ndërkohë, sipas burimeve të Top Channel se në bagazhin e makinës ku ndodhej prokurori i Durrësit së bashku Landi Muharremi, ky i fundit person me rekorde kriminale, janë gjetur disa thasë me dokumente.

Ndër këto dokumenta është gjetur edhe dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit disa kohë me pare, si edhe dosja e gjykatësit të vrarë disa vite me pare, Skerdilajd Konomi!

Po sipas burimeve të Top Channel, pista kryesore e hetimit është pikerisht një konflikt për tokat e pretenduara nga familja e viktimës, ku disa kohë më parë është bërë një transaksion i dyshimtë në hipotekën e Durrësit në favor të një organizate kriminale, çka mendohet se ka çuar edhe në konfliktin mes prokurorit dhe drejtuesit të ri të hipotekës që kishte rënë në gjurmët e këtij transaksioni!

Kujtojmë që Prokuroria e Durrësit u grabit në maj të vitit 2018, por policia nuk mundi të identifikojë personat e përfshirë. Gjithashtu gjatë kësaj grabitje, autorët dëmtuan edhe serverin. Por, pas kësaj grabitje, u deklarua se asnjë dokument nuk kishte humbur pasi ishte i dubluar.

Dokumentat e tjera sipas burimeve lidhen me ish-gjyqtarin Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua me një bombë në vitin 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon në bulevardin Vlorë-Skelë. Pista kryesore për vrasjen e gjyqtarit lidhet me konfliktin për pronat në Hamallaj të Durrësit./ Opinion.al

Share: