Home KRYESORE Anëtarët e Kushtetueses/Reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Votimi i sotëm e...

Anëtarët e Kushtetueses/Reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Votimi i sotëm e çon Shqipërinë përpara

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Pavarësisht kritikave të opozitës, Ambasada Amerikane nënvizoi se, “votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike”. Dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, u votuan në Kuvend, me 105 vota pro dhe dy kundër.

Reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA  

Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri.

Share: