Home KRYESORE Gjykata Kushtetuese/ Ambasada gjermane: Bundestagu ka theksuar…

Gjykata Kushtetuese/ Ambasada gjermane: Bundestagu ka theksuar…

Mazhoranca dhe opozita e re, ditën e sotme bashkuan votat për të zgjedhur anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Lidhur më këtë votim, ka reaguar ambasada gjermane në Tiranë.

Ambasadori, Peter Zingraf në një deklarat për mediat përshëndeti vendimin e Kuvendit, ndërsa theksoi se “Bundestag-u e ka theksuar se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në”.

Deklarata e plotë:

Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor./. Opinion.al

Share: