Home KRYESORE Herta Müller modeli im!

Herta Müller modeli im!

Xhentiana Muskaj

Herta Müller. Ndoshta shumë pak e njohin në Tiranën “kozmopolitane”, por Herta është shkrimtare gjermane, një grua e rrallë dhe nobeliste. Müller shkroi për Kosovën në vitin ’99, përmendi Kosovën në teatrin e Beogradit dhe tha “Kërkoni falje për krimet”.

Në fjalimin që mbajti në 70 vjetorin e Freie Universität Berlin mbante veshur një bluzë të zezë, ndoshta në Tiranën “kozmopolitane”, do shkruhej “Nuk kishte glamur”, ” Dallohet që s’ka operacione, ja shikoni hundën”.

Müller ndoshta nuk do shiste libra në Tiranën “kozmopolitane” se nuk ka format e Agela Martinit, as nuk shkruan për ish-të dashurit. Në fjalimin marrjes së çmimit Nobel me titull “A ke shami?” tregoi se nuk thuhet “Aq thjesht unë kam shkruar një libër”.

Ka një figurë që unë vlerësoj “Tom Kukën”, tani dihet se kush është, por ai tha në mos gaboj “Nuk dola me emrin tim se nuk doja të më blinin librin se isha gazetar i njohur…”

Shumë pak e dinë, pse unë e adhuroj Erih Maria Remarque. Isha 12 vjeç, kur lexova “Një natë në Lisbonë”. Atë vit im atë u sëmur, aq sa pati dhe raste kur dëgjuam se i kishte mbetur dhe pak kohë jetë.

Mendimet e këqija m’i largoi ai libër dhe shpresën e gjeta aty. Personazhi s’u ndal së shpresuar, as unë së shpresuari se im atë do bëhej mirë.

Librat kanë magji, mos e shuani duke e bastarduar.

Share: