Home KRYESORE Mentor Kikia: Shumë njerëz i vrau shteti, jo tërmeti. Ja një fajtor

Mentor Kikia: Shumë njerëz i vrau shteti, jo tërmeti. Ja një fajtor

Gazetari Mentor Kikia ishte i ashpër me autoritetet, pas tërmetit që shkaktoi më shumë se 40 viktima. Në studion e emisionit Opinion, ai tha se shumë viktima në Thumanë, janë shkaktuar për shkak të shtetit. Akuza të forta hodhi dhe në drejtim të Agron Hysenlliu, Drejtori i Institutit të Ndërtimit.

Ka një gjë dhe më të rëndë. Pas tërmetit të 21 shtatorit shumë godina pësuan dëmtime, askush nuk shkoj ti vinte shiritin pallatit, fare. E kemi ndjekur në Klan Plus një muaj rresht më mbrapa, pallate të çara të shkalafitura, kolona të dëmtuar, njerëz të pataksuar brenda dhe askush nuk shkoi. Në 21 shtator kishte dy aktorë shumë të rëndësishëm që dhanë garanci. Ky zotëria (i drejtohet Agron Hysenlliut) këtu ka thënë se ndërtimet tona janë të sigurta, u koaliduan dhe nuk kanë probleme, ndërkohë pallatet e plazhit ishin të gjitha të çara. Ky e ka thënë e kemi të filmuar. Inspektorët e shtetit për të mos ngarkuar barrën financiare me dëmshpërblime mbyllën sytë para shumë dëmtimeve dhe treçerekun nuk i dokumentuan fare, sot ato u shembën. Nëse do ishin vënë shiritat e atyre banesave dhe shteti nuk do i kishte lënë njerëzit të ishin futur me dhunë, se prandaj është shteti, nuk do kishin vdekur ata banorë atje”, tha Mentor Kika./ Opinion.al

Agron Hysenlliu, Drejtori i Institutit të Ndërtimit
Agron Hysenlliu, Drejtori i Institutit të Nd
Share: