Home KRYESORE Ministri i Jashtëm rus do të vizitojë SHBA-në, çfarë pritet të diskutohet

Ministri i Jashtëm rus do të vizitojë SHBA-në, çfarë pritet të diskutohet

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të udhëtojë për në Uashington, ku pritet të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë, The Washington Post dhe Associated Press kanë thënë se Lavrov do të takohet me sekretarin Pompeo më 10 dhjetor dhe pas takimit, dy zyrtarët pritet të mbajnë edhe një konferencë për media.

Sipas të njëjtave burime dy diplomatët do të bisedojnë për Ukrainën, Sirinë, kontrollin e armëve dhe çështje të tjera që lidhen me tensionin ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë.

Ndërkaq, Pompeo dhe Lavrov janë takuar disa herë vitin e fundit dhe kanë zhvilluar edhe disa biseda telefonike. Në maj të vitit 2017, Lavrov është takuar edhe me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa është ende e paqartë nëse do të takohet me të edhe gjatë kësaj vizite./Opinion.al

Share: