Kujtese #historike
Liria nuk dhurohet. Duhet te luftosh diktaturen qe ta fitosh. Dhe lufta nuk behet duke kruar koken nga mendimi se çfare do perfitoj, duke korruptuar zemren. Por duke luftuar deri ne fund per ate qe mendon se eshte e drejte.
Kane kaluar plot 29 vite nga 8 dhjetori i vitit 1990, protesta madheshtore e studenteve kunder diktatures.
Natyrshem, sot me 8 dhjetor 2019, shtrohen pyetjet:
A e rrezuam vertet strukturen e diktatures?
A jemi realisht qytetare te lire?
Koncepti i #lirise do te thote te veprosh pa shtrengime (pa e ngaterruar lirine me lejen per te bere çdo gje) dhe te zgjedhesh ne vetevendosje te plote (pa lenduar askend).
Njeriu qe mendon (me koken e tij) mbi parimet, qe vepron me vullnetin e tij (moral) pa shtrengime, ne vetevendosje te plote (i pakufizuar), qe zemren e tij e ruan te pakorruptuar, eshte vertet nje #njeri #i #lire.
Fatkeqesisht “heronjte” e dikurshem qe u shfaqen si “ithtaret” e permbysjes se diktatures pothuajse u korruptuan dhe i ashtuquajturi “Revolucion Demokratik” nuk arriti kurre ta permbushte permbysjen e struktures ish-diktatoriale.
Keta “heronj” formale, realisht jo te lire si qytetare, por te varur nga nomeklatura komuniste, e korruptuan zemren per poste dhe privilegje, duke adoptuar thjesht nje sistem te ri politik me rregulla te percaktuara nga kjo “kaste”, duke krijuar nje regjim ne dukje demokratik, por ne thelb totalitar. Nje genjeshter me etiketen “sistem demokratik”.
Shume nga keta pseudo-heronj, qe akoma sot edhe pas gjithe genjeshtres qe ndertuan fryhen si pjesemarresit e “Revolucionit” (Bullshit) per Demokraci, pergjate 28 viteve deshmuan praktikisht se ishin ne thelb njerez te shitur, te trashe, dembele, medioker, te paafte, mashtrues, hajdute, llafazane(gam-gam) dhe te babezitur.
Protesta idealiste e studenteve te dhjetorit 1990, perfundoi thjeshte me nje etikete fallco si “Demokraci” ne sistemin e nomeklatures komuniste.
Perbuzje per te gjithe mashtruesit qe vrane endrren e shqiptareve te ndershem dhe idealiste, per Demokracine e vertete.
Shttt. Duhet te heshtni sot se dukeni te neveritshem.