Home KRYESORE Debati/ Malaj-Ahmetajt: Unë të kam mësuar si të jesh i dobishëm

Debati/ Malaj-Ahmetajt: Unë të kam mësuar si të jesh i dobishëm

Ditën e sotme Arben Malaj ndodhet në Komisionin e Ekonomisë, ku  ka dhënë sqarimet e tij lidhur me vendimin për ta pezulluar si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Malaj, duke iu referuar akuzave të PS për deklarimet tij në media, tha se  injoron çdo akuzë politike të bërë ndaj tij.

“Akuzat politike ,edhe njëher e theksoj se e drejta e mendimit të lirë, e drejta për të folur si banor i zonës, pas akuza siç ziheni ju në parlament kam dhënë vlerësimet e mia për cdo ngjarje. Nuk kam guxuar të jap mendime në nivel global.  I injoroj akuzat politike, mbetetm te ato profesionale,”- tha Malaj.

Gjatë fjalës së tij, Malaj është shprehur se Komisioni i Ekonomisë nuk është profesional dhe ka ngërç institucional në lidhje me shkarkimin e tij pasi ky shkarkim është iniciuar nga vetë kryeministri Edi Rama.

Po ashtu, ai tha se çështjen e pezullimit të tij do e çoj në Gjykatën e Strasburgut, ndërsa theksoi se nuk do asnjë qindarkë nga shteti shqiptar.

Por, deklaratat e Malajt kanë ngjallur reagimin e Arben Ahmetajt, i cili ka kundërshtuar ashpër Malajn.

Pas kësaj, Ahmetaj dhe Malaj janë përfshirë në një debat të ashpër më njëri-tjetrin, ndërsa ky i fundi është shprehur se; “dikur ju mësoja unë juve të ishit i dobishëm për Shqipërinë, tani do më tregoni ju mua nëse duhet ose jo avokat.”

Debati: 

Malaj: Unë do të bëj raportimin profesional në raport m epropozimin  që ju mund ta thonit se iniciuesi i këtij propozimi është vetë kryeministri dhe këtu ka një ngërç institucional sepse çdo vendim i qeverisë vjen me dy firma, me firmën e propozuesit dhe me firmën e kryeministrit, në këtë rast kush është përfaqësuesi i qeverisë dhe kush është përfaqësuesi i kryeministrit në këtë ballafaqim publik, mund të më ndihmoni zoti kryetar ta kuptoj procedurën?

Ahmetaj: Po ligji i jep të drejtë këshillit të ministrave që të ketë prezent një përfaqëues, këshilli i ministrave është njoftuar për këtë seancë. Ka njoftuar që nuk do të sjellë përfaqësues. Unë do ti referohem kuvendit, është e drejtë dhe jo detyrim.

Malaj ne respekt te marrëdhënies…

Malaj: Jo unë s kam asnjë marrëdhënie me ju. Vetëm profesionale. Bashke i lame pas qe ne vitin 1997 kur digjej Shqipëria.

Ahmetaj: Ju kërkuat avokat…s’është e nevojshme, por dakord

Malaj: Dikur ju mësoja unë juve të ishit i dobishëm për Shqipërinë, tani do më tregoni ju mua nëse duhet ose jo avokat.

Malaj në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si sulltan, ndërsa paralajmëroi se çështjen do e dërgojë në Strasburg.

Suzana Topi: A është mbledhur këshilli mbikqyrës i BSH për të shqyrtuar sjelljen tuaj? A është veprimi i qeverisë, i pastër politik?

Arben Malaj: Anëtarët e këshillit janë ndjerë shumë keq për këtë veprim, dhe kjo do të dëshmohet në vazhdim. Kam kërkuar që bazuar në Direktivat e OECD që banka të demokratizohet. Unë i mbroj të gjitha daljet e mija pavarësisht se mund të mërzitet Balla apo Lali Eri. Unë do ti mbroj deri në fund deklaratat e mija.

Arben Malaj: Nga sulmi politik që po më bëhet mua po cenohet pavarësia e BSH. Vijimi i mbledhjes pa garantuar tërësinë e dokumenteve. Shqyrtimi në këtë seancë është cenuar nga mungesa e dokumentacionit./ Opinion.al

Share: