Home KRYESORE Paketa “anti-shpifje/ Meta: Shpresoj të mos bëhen veprime të nxituara

Paketa “anti-shpifje/ Meta: Shpresoj të mos bëhen veprime të nxituara

Presidenti Iliri Meta, ka folur në lidhje me paketën “anti-shpifje” , e cila pritet që Qeveria ta votojë sot në Kuvend.

Meta ka thënë se mazhoranca nuk duhet të bëjë veprime të nxituara, ndërsa theksoi se çdo veprim i tij do të jetë institucional dhe do të jetë transparent, por shtoi se nuk mund të gjykoj asgjë.

Po ashtu, ai theksoi dhe njëherë se është i vendosur për të mbrojtur Kushtetuetën e Shqipërisë dhe se nuk do të lejoj askënd që të “shkel” mbi të.

Pyetje: Zoti President, sot në Parlament po diskutohet ligji i ashtuquajtur “anti-shpifje”. Ndërkohë gazetarët po kërkojnë që ky ligj të mos dekretohet nga ana juaj. Si do të veproni?

Presidenti Meta: Të shohim si do të jenë zhvillimet. Unë shpresoj të mos bëhen veprime të nxituara. Çdo veprim i imi do të jetë institucional dhe do të jetë transparent, por nuk mund të gjykoj asgjë.

Pyetje: Më parë ju jeni shprehur se do ta mbroni me çdo kusht Kushtetutën dhe kishit paralajmëruar një tubim. Por për shkak të fatkeqësisë natyrore ju e shtytë atë tubim. Si do ta veproni tani?

Presidenti Meta: Unë e mbroj Kushtetutën çdo ditë edhe në çdo moment, që nga çasti që kam vënë dorën mbi Kushtetutë, sepse kjo është detyra kryesore e Presidentit të Republikës. Padyshim që kjo nuk është vetëm detyrë e Presidentit, por është e të gjithë popullit shqiptar, i cili e ka miratuar Kushtetutën me referendum më 22 nëntor të vitit 1998 dhe i cili për fat të keq që nga ajo periudhë e deri më tani ka lejuar t’i preket Kushtetuta në kohë të ndryshme, duke tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjë që ndihet sot nga të gjithë qytetarët shqiptarë. Presidenti së bashku me qytetarët do të përforcojnë themelet e Kushtetutës, që u votua më 22 nëntor 1998. Kjo është detyra ime dhe është detyra e të gjithëve ne./ Opinion.al

Share: