Home KRYESORE Stuhia ‘Elsa’ dhe ‘Fabien’ godasin Europën, shënohen 10 viktima

Stuhia ‘Elsa’ dhe ‘Fabien’ godasin Europën, shënohen 10 viktima

Europa është përfshirë nga një mot me stuhi si pasojë të cilit deri tani janë shënuar 10 viktima. Në Spanjë, Portugali. Francë dhe Itali janë ndërprerë shumë fluturime dhe linja trenash.

6 viktima janë shënuar të Spanjë ndër të cilët 2 ishin turistë. Një 32 vjeçare koreano jugore humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrëzuar si pasojë e motit të keq në qendër të Madridit.

Në Portugali gjithashtu janë shënuar dëme të shumta dhe përmbytje si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 2 persona. Stuhia ‘Elsa’ goditi rajonin e gadishullit Iberik, jugun e Francës dhe Italinë ku janë regjistruar 2 viktima.

‘Elsa’ tani po zhvendoset në veri në drejtim të Britanisë, por i ka lënë vendin stuhisë ‘Fabien’. Erëra me një shpejtësi prej 170 kilometra në orë kanë përfshirë veri perëndimin e Spanjës duke detyruar autoritetet të anulojnë 14 fluturime. Rreth 8 mijë shtëpi në Galisia janë pa energji elektrike si pasojë e dëmtimeve të shtyllave të energjisë elektrike. /Opinion.al

Share: