Home KRYESORE Mbledhja e Qeverisë, Rama: 7 prioritetet, në janar kalojmë ligjin anti-KÇK

Mbledhja e Qeverisë, Rama: 7 prioritetet, në janar kalojmë ligjin anti-KÇK

Ka përfunduar mbledhja e kabinetit qeveritar, e cila filloi në orën 9:00 në Golem të Durrësit. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Edi Rama gjatë një prononcimi për mediat u shpreh se fokusi i diskutimeve ishin për shtatë prioritetet e qeverisë.

Rama tha se brenda pranverës do të nisë puna për ndërtimin e banesave të reja, ku do të sistemohen edhe ata që sot janë me qira. Kryeministri deklaroi gjithashtu  se viti i ri do të nisë me miratimin e ligjit kundër KÇK-së.

“Ne kishim mbledhjen e fund-vitit dhe ne bëmë një rezyme të punës së bërë dhe u fokusuam edhe në prioritetet e punëve në vazhdim. Besoj se kemi plan solid për të nisur procesin e rindërtimit. Objektivi ynë që brenda pranverës të jetë nisur gjithçka dhe për 6 muaj, një pjesë e madhe e atyre që janë në banesa individuale, të jenë sistemuar me shtëpi të re. Ndërsa, për ata që do të vendosen në komplekse, do të qëndrojnë derisa këto qyteza të ndërtohen.  Menjëherë në janar do të implementojmë 7 prioritete, si dhe do të nisim ligjin kundër-KÇK dhe do nisim edhe punën për kampusin universitar, që do të nisë QS, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve”, tha Rama.

Më 16 janar pritet të dalë fatura përfundimtare për dëmet e tërmetit dhe më pas do të zhvillohet në Tiranë konferenca e donatorëve, të cilat do të vijnë në ndihmë për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.  /Opinion.al

Share: