Home KRYESORE Kryeministri i Kroacisë: Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë

Kryeministri i Kroacisë: Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, është shprehur se po shkon në samitin e Zagrebit me qëllim të qartë, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,

”Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Plenkoviç.

Ai shprehet se përvoja e Kroacisë thotë se kur negociohet nuk shihet menjëherë hapi i ardhshëm, menaxhimi ekonomik, që sipas tij, për momentin nuk është mjaft e dukshme në negociatat për aderim.

Kryeministri kroat shtoi se nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm ka dëshirë të japë dy porosi të rëndësishme, e para që në të gjitha samitet takimet të bëhen në mënyrë sistematike dhe e dyta që të bëhet gjithçka që është në metodologjinë për aderim në Union, pasi kjo shërben si nxitje më e madhe për vendet kandidate.

Pas gjashtë vjet e gjysmë pas hyrjes në union, Kroacia më 1 janar mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Finlanda.

Fillimi i presidencës kroate do të bëhet zyrtarisht më 9 janar, kur anëtarët e Komisionit Evropian do të shkojnë në Zagreb dhe kur një koncert me atë rast do të mbahet në Teatrin Kombëtar Kroat.

Më 9 janar Zagrebi do të presë një takim të Komisionit evropian nën kryesimin e presidentes, Ursula von der Leyen. Presidenca e BE-së shihet si një mundësi edhe për ta bërë shoqërinë kroate më të ndjeshme ndaj temave të unionit.

“Një Evropë e fortë në një botë sfidash”, është slogani që Kroacia ka zgjedhur për presidencën e saj.

Programi i presidencës së saj në BE bazohet në katër shtylla: Një Evropë që po zhvillohet; Një Evropë që po lidhet; Një Evropë që po mbron dhe një Evropë me ndikim./ Opinion.al

Share: