Home KRYESORE Virus i rrallë vdekjeprurës në Shqipëri? Tritan Kalo thirrje mjekëve dhe popullatës:...

Virus i rrallë vdekjeprurës në Shqipëri? Tritan Kalo thirrje mjekëve dhe popullatës: Si trajtohet dhe si të mbroheni në rast kontakti

Vdekja e 3 personave brenda pothuajse në 24 orëve në vend pas paraqitjes në spital fillimisht me simptoma gripale dhe më pas komplikimi në meningit siç ishte dhe rasti i policit 27 vjeçar, ka ngritur alarmin në komunitetin jo vetëm të mjekëve për një përhapje të një virusi të rrezikshëm vdekjeprurës.

Mjeku Tritan Kalo në një postim të tijin në Facebook shoqëruar bashkë me foto ku duken shenjat në lëkurë të një sindrome të rrallë të quajtur Purpurat Fulminante ka sqaruar se si duhet të veprojnë mjekët në të tilla raste, ashtu dhe të gjithë personat që kanë pasur kontakt me pacientin e infektuar.

Mjeku Kalo ka bërë thirrje për të mos bërë panik, por më shumë profesionalizëm ndër bluzat e bardha.

Në ÇDO stinë të vitit, por më shpesh në prag ose përgjatë dimrit ndeshim në praktikën tonë klinike mjeksore edhe raste të PURPURAVE FULMINANTE (PF), e cila është një sindromë e rallë klinike e trombozave intravaskulare të diseminuara dhe infarkteve hemorrhagjike të lëkurës, që progredon në mënyrë shumë-shumë të shpejtë duke u bashkëshoqëruar nga gjendje shokale dhe të koagulimit intravaskular të diseminuar/përhapur dhe vdekshmëri të lartë…“, shkruan mjeku Kalo i cili shpjegon dhe trajtimin e duhur mjekësor për këtë sindromë.

Gjithashtu ai shprehet se: RËNDËSI specifike ka PARANDALIMI i mundësisë së përhapjes së këtyre infeksioneve në personat, që kanë patur kontakte të ngushta me individë të tillë në orët paraprirëse të PF shfaqjes së këtij sindromi, të cilët edhe udhëzohen të marin doza të mirëpërcaktuara të Ciprofloksacinës apo të Rifampicinës (Rifadinës).

Share: