Home KRYESORE Blerimi, mjeku pensionist që punon falas dhe pensioni i vonon…

Blerimi, mjeku pensionist që punon falas dhe pensioni i vonon…

Nga Agim Xhafka

Doktor Blerimit para tre muajsh i trokiti te kabineti pergjegjësi i qendrës shëndetësore.
-E mbushe moshën,duhet të dalësh në pension se nuk të paguaj dot nga sot e tutje. Ti e kupton,shteti kështu e ka rregullin.
-E di,e di. Po kam 40 vjet punë këtu e se si do më duket të mos vij më në mëngjes,-psherëtiu Blerimi.
-Ah,sa mirë të të kishim nga që mjek veç ti dhe unë mbetëm. Të tjerët ikën në Tiranë ose në Gjermani.
Mblodhi veglat e ca blloqe recetash,palosi pérparësen e bardhë e eci drejt shtëpisë. Rrugës e përshëndetnin të gjithë se qyteza aq banorë kish,por edhe që thuajse të gjithë i kishte vizituar. Ua dinte dhimbjet dhe historinë e sëmundjeve.
Gruaja e priste e gëzuar.
-Javën që vjen ikim te Sokoli në Amerikë. E kemi nxjerrë vizën qysh vjet dhe mbetëm këtu. Na ka marrë malli për djalin.
Besimi tundi kokën dhe po shihte kot nga televizori. Sa mbaruan drekën i ra celulari.
-Po nuk punoj më,dola në pension,-i fliste dikujt.-Po mirë sille te ambulanca e po shoh.
-Ishte Gaqo,ka nipin me temperaturë të lartë. Po iki ta vizitoj,-i foli gruas.
Dhe kështu si padashur thuajse çdo ditë shkonte te puna e vet. Te ajo dhomë,me atë rutinë,me ato halle të njerëzve. Veç nuk paguhej tani,kjo ishte e veçanta. Po nuk mérzitej. Mjafton që u zgjidh halle njerëzve,mendonte. Vajtjen në Amerikë e shtyu pa datë. Javët po ecnin shpejt,nuk kuptonte se kishte dalë në pension. E ndjente kur shkonte te barakja e postës të térhiqte pagën. Ishte pak,shumë pak,po djali niste ca dollarë me wester union. Dhe jetonin normal. Të qetë e te dobishëm pér njerëzit. Deri sa një ditë shefi hyri si vjedhurazi te dhoma e vizitave dhe i foli me sytë pérdhe:
-Duhet mos e ndezësh këtë furnelën elektrike. Nuk kemi buxhet per të.
-Po fëmijët mbérdhijnë se xhvishen kur i vizitoj.
-E di,e di,por…-dhe doli.
U nxeh e vendosi të nesérmen mos vinte fare,të rrinte në shtëpi. Ashtu bëri deri nga ora dhjetë. Pastaj luajti vendit e doli të shmpinte këmbët. Ato e çuan nga ambulanca. Te dera po e prisnin në rradhë mbi tetë veta. Burra,gra,më shumë fëmijë. Shkoi me vrap dhe nisi punën. Po furnelën e ndezi. E ngrohu dhomën.
Të nesermen ishte dita e marrjes së pensionit. Sa futi në kuletë ato pak lekë shkoi te dyqani i Mitit. Bleu një sobë me gaz,një bombol dhe e çoi te klinika. Béri provë,u gëzua si atëhere kur blenë televizorin,që shtruan darkë me shoqërinë se ishte ngjarje e madhe.
Në shtëpi e shoqja po e shihte nga duart. Priste pensionin se e dinte ditën. Po Blerimi ia priti:
-Do na i vonojnë ca ditë. Ka pasur dëborë e qarkullimi,e di vetë ti se e ke parë te lajmet.
Ndjente kaq lumturi sa soba i dukej më e rëndësishme se televizori. U shtri sa të dremiste pak,mbasdite do bënte vizita,por dhe do i shkruante sms të birit. Na i dérgo një javë më parë paratë e muajit se bleva një sobë pér ambulancën.

Share: