Home KRYESORE Boris Johnson kunder David Cameron ndaj afrimit me BE

Boris Johnson kunder David Cameron ndaj afrimit me BE

Kryetari i Londrës, Boris Johnson, ka sfiduar kryeministrin britanik David Cameron duke vendosur të bëjë fushatë në favor të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

Vendimi i Johnson, që konsiderohet si aspiranti kryesor për të marrë vendin e Cameron, hap një “luftë civile” të vërtetë brenda Partisë Konservatore dhe komplikon seriozisht strategjinë e kryeministrit britanik.

Në një deklaratë të shkurtër në derën e shtëpisë së tij në Londër, Johnson tha se vendimi i tij ishte “tmerrësisht i vështirë” dhe se i kishte shkaktuar shumë “dhimbje koke”. “Gjëja e fundit që dua është që të jem kundër David Cameron, ose kundër qeverisë, por dua një marrëveshje më të mirë për popullin e këtij vendi. Dua një marrëdhënie të re me Evropën të bazuar më shumë mbi tregtinë dhe bashkëpunimin, dhe më pak në elementin mbikombëtar”, tha ai.

“Unë do t’i thosha Borisit të njëjtën gjë që i them kujtdo”, tha Cameron për BBC. “Do të jemi më të sigurt, më të fortë dhe do të jemi më mirë ekonomikisht në BE. Mundësia për t’u bashkuar me politikanë si lideri i Ukip-it, Nigel Farage, apo ish laburistit George Galloëay do të ishte një hap në errësirë dhe një hap i gabuar për vendin tonë”. Por Johnson tashmë e ka vendosur votën e tij.

Gjatë përfundimit të negociatave, Johnson u takua në fshehtësi me ministrin e Drejtësisë Michael Gove, i cili të shtunën së bashku me pesë anëtarë të tjerë të kabinetit iu shtuan fushatës “Vote Leave”. Ditë më parë, Johnson kishin theksuar se “nuk duhet t’i frikësohen daljes nga BE” dhe u largua nga një takim i jashtëzakonshëm në Doëning Street duke thënë se marrëveshja që kryeministri po negocionte nuk ishte e mjaftueshme. “Ky nuk është debat nëse e do apo jo Europën.

Në fakt unë e dua Brukselin, kam jetuar aty dhe e dua kulturën evropiane, mendoj se është civilizimi më i madh që ka prodhuar ky planet, por nuk duhet të ngatërrohen mrekullitë e Europës, pushimet në Europë, ushqimi fantastik dhe miqësitë me një projekt politik”, tha kryetari i Londrës.

Analistët besojnë se “faktori Johnson” mund ndikojë me 15 pikë në votime dhe të eliminojë diferencën që ruanin përkrahësit e qëndrimit në BE me ata që kërkojnë largimin në referendumin e 23 qershorit. /DITA

Share: