Home KRYESORE “Foreign Policy”: Ja luftrat që na presin këtë vit…

“Foreign Policy”: Ja luftrat që na presin këtë vit…

“Foreign Policy” shkruan se gjatë pesë viteve të fundit është rritur numri i konflikteve të armatosura në botë, dhe në vitin 2016 nuk duhet të presim përparim në zgjidhjen e krizave ushtarake.

Analistët e gazetës amerikane, kanë bërë një ndërthurje të dhjetë pikave më të rëndësishme në të cilat komuniteti botëror, do të duhej të kishte vëmendjen gjatë këtij viti.

Sipas autorit të tekstit, shkruajnë mediat e huaja, deri tek pasojat e mëdha humanitare, mund të çojnë vazhdimi i konfliktit në Siri, Irak, Sudanin e Jugut, Afganistan, Jemen dhe Çad.

Lista e “Foreign Policy” përfshin edhe konfliktet e brendshme si në Turqi (Ankara-kurdë) dhe Libi (ku edhe më tej vazhdon lufta civile).

Përveç kësaj, siç citohet autori, situata në Burundi, ku pakënaqësia e popullsisë është në rritje lidhur me vendimin e presidentit aktual për të drejtuar për herë të tretë shtetin dhe situata në lidhje me Detin e Kinës Jugore, ku SHBA-ja është duke u përpjekur për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës, mund të komplikohen gjatë këtij viti, gjë që mund të çojnë në krijimin e pikave të reja të nxehta.

“Foreign Policy”, thekson se shumica e konflikteve të përmendura më lart nuk mund të zgjidhen “për shkak se aty janë të përfshirë organizata ekstremiste, qëllimet dhe ideologjia e të cilave nuk lejon zgjidhje me negociata, dhe kjo shfuqizon përpjekjet për të vendosur paqe”.

“Është koha të mendohet se jo vetëm një luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm është e mjaftueshme për të ruajtur paqen në botë” shkruhet ne “Foreign Policy”.

“Shtetet duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një sistem të marrëveshjeve politike, për të shfrytëzuar edhe mundësitë më të vogla për të arritur deri tek kompromiset” – sugjeron “Foreign Policy”.

Share: