Home KRYESORE Kur fotografet nuk merren me imazhin, por me politike!

Kur fotografet nuk merren me imazhin, por me politike!

Qytetari dhe aktivisti Eljan Tanini ka publikuar këte footografi në Facebook ku shpreh krenarinë për disa nga miqtë e tij, të cilët po protestojnë për të mbrojtur Parkun e Liqenit nga betoni i Bashkisë.

“Keta jane shoket e mi te paster. Kjo eshte dashuria per Parkun bashke me forcen per ta mbrojtur njeri-tjetrin. Ne foto Suzana A. Kurtallari duke shtrenguar Klodi Leka. Jam krenar per shoket e mi”, shkruan Tanini dhe paraqet foton, ku një vajzë ka përqafuar dhe shtrënguar fort një djalë, për ta mbrojtur nga kapja apo dhuna e mundshme e policisë.

Por kjo foto që ka marrë rreth 200 pelqime në facebook dhe është mbështetur nga mjaft qytetarë, aktivisë dhe pedagogë, ndër të cilët edhe Erion Kristo dhe Përparim Kabo, ka hasur një kundërshtim të ashpër te fotografes se Erion Velisë në bashki, Anjeza Hoxha.

Kujtojme qe Hoxha ka qenë më parë fotografja e Edi Ramës, por më pas kaloi si fotografe e Erion Velisë te Ministria e çështjeve Sociale, pasi Rama mori si fotografe Blerta Kambon, që ishte në atë kohë fotografe e Velisë, duke bërë kështu një shkëmbim fotografesh!

Anjeza i ka sulmuar me zell dhe pasion protestuesit që duan të mbrojnë natyrën nga materialet që nuk janë miqësore me të –

“nga cfare po e shtrengon ma shuaj pak kureshtjen. Meqe coc shkrep dhe une aparat ndonjehere dmth”, shkruan ajo.

“nga dhuna e policeve e cila duket, por ta dha pergj time Klodi Leka”, ja kthen Eljan Tanini.

“Shume argument i lodhur nga qe je shkrimtar e poet. Ju jeni provokatore por nuk jane te gjithe qorra”, vijon anjeza Hoxha

Perqasje.com po boton nje pjese te komenteve qe vazhdijne akoma:

Besmir Ndrukaj: “Folkerka si.militante”

Altin Kuko: Une sapo ju dergova nga nje friend request”, Eljan Tanini, per te qene edhe une tashme shoku i tyre

Anjeza Hoxha: Mund te me pergjigjesh Eljan Tanini?

Klodi Leka: Pak police ke verdalle per te kuptuar se nga çfare po me shtrengon Anjeza?

Anjeza Hoxha: Nuk te pyeta ty i pambrojtur, po kerkoj pergjigje nga Eljani. Foton e pashe dhe me njohuri minimale a dha mesazhin.

Klodi Leka: Paske probleme me thellesine ti moj vajze e mbare..

Besmir Ndrukaj: Me thellesine dhe gjeresine

Anjeza Hoxha, si duket duke rënë pre e komenteve të mësipërme kaloi në disa aludime për homoseksualizëm të djemve në fjalë.

“eshte gjithmone kenaqesi kur shef cunat mbrojne cunat per tema thellesie gjatesie gjeresie. Eksperience.”, – shkruan ajo.

Besmir Ndrukaj: Vajze qenke shume e re !

Anjeza Hoxha: Jam aq e re sa sa te njoh keta partizanet dhe aq e vjeter sa te njoh dhe detaje nga jeta e komandateve te cetes.

Perparim Kabo: I dashur Eljan une pedagogu yt jam krenar per Ty !

Anjeza Hoxha: Ma shpjego ti sa thelle shkuan o djale i mbare

Xhoen Tugu: Po ti kaq papun qeke qe dashke kaq shume pergjigje? Foton ja Ku e ke, nqs mendohesh Pak e kupton shume mire se ca do te thote

Anjeza Hoxha: Dua te lexoj nga ju,te i-lluminohem.

Artan Manushaqe: Anjeza te paska lodhur shume jeta. Bej ndonje xhiro nga Parku te ftillohesh.

Anjeza Hoxha; Manushaqe mos u merzit..

Artan Manushaqe: Sjell Pranveren Manushaqa…

Anjeza Hoxha: me nje lule nuk vjen

Artan Manushaqe: Po cel e para ne shkurt …

Anjeza Hoxha: shkurti eshte i shkurter..kur te dini cfare kerkoni nga vetja do tju celim edhe lulet.klm

Suzana A. Kurtallari: Anjeza me pelqen kur thua qe pranvera nuk vjen me nje lule. Ky eshte problemi pra, eshte nje grusht i vogel qe reagon e te tjeret zhyten ne rehatine personale. Dhe sa per dijeni ai eshte shtrengimi i nje shoqeje qe ka te njejtat parime, ideale e te njejtat halle mbijetese çdo dite me Klodin, djalin ne fjale dhe shumicen e rinise shqiptare qe shohin se si u vriten shpresat çdo dite.

Anjeza Hoxha: “Shtrengimi i nje shoqeje” mua me shqeteson shume si term..

Gjithesesi ju nuk me njihni s’keni faj.Po te e njihnit dhe te dinit cfare kerkoni e pse luftoni,ndoshta do me kishit pare aty.

Anjeza Hoxha: Dhe sa per dijeni ai eshte shtrengimi i nje shoqeje qe ka te njejtat parime, ideale e te njejtat halle mbijetese çdo dite. (te keqen e Leninit)

Artan Manushaqe: Hajde Te luftosh je e mirepritur, sic bejme te gjithe ne….leri llafet heren tjeter ne protest ose te logu ne dark. ëink emoticon ne sperjashtojme njeri, balten se lejojme ama.

anjezaAnjeza Hoxha: Ore qerane kush e pagun me thuaj.Tani llafet lerini ju se i njohim storiet kauzat e komunizmat e njeri tjterit.he xhan..manuchauqe

Klodi Leka: Eh, halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja’! Ske si te na kuptosh vajze e dashur. Ne nuk shtrengohemi njesoj..

Anjeza Hoxha: e vdekme qe jo

Erion Kristo: forca cuna

Eduart Rustemi: S’guxon tjetra t’behet xheloze, se t’gjith doni me i hyp

n’shpine…

Anjeza Hoxha: Forca cuna pra..cne tjetra xheloze.

Blendi Salaj: Une jam krenar per keta, dhe per ty

Share: