Home KRYESORE OFL i kërkon deklarim pasurie Shullazit dhe dhe Gjergji Cukalit

OFL i kërkon deklarim pasurie Shullazit dhe dhe Gjergji Cukalit

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar ditën e stome deklarimin e pasurisë Emiljano Shullazit dhe Gjergji Cukalit.

Emiljano Shullazi aktualisht ndodhet në paraburgim, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Gjergji Cukali me banim në Tiranë, në vitin 2006 Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Shullazi dhe Cukali duhet që të bëjnë deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve, më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Share: