Home KRYESORE Voda: Bllokohen pasuritë e Lulzim Berishës/ Jo kasolle por miliona euro

Voda: Bllokohen pasuritë e Lulzim Berishës/ Jo kasolle por miliona euro

Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda tha në Report Tv, se nga Operacioni “Forca e Ligjit” janë sekuestruar 20 pasuri të Lulzim Berishës me vlerë në miliona euro. Voda tha se në këto pasuri, përfshihen “sipërfaqe të mëdha toke, godina të mëdha shumëkatëshe, komplekse të mëdha, pallate në bregdet”.

Zv.ministrja iu përgjigj edhe akuzave se Anti-KÇK po bën show me sekuestrime të pavlera. “Nuk mund të flasim për kasolle”, tha ajo, duke iu referuar pikërisht goditjes së fundit ndaj pasurive të Lulzim Berishës.

Zv.ministrja tha se akti normativ Anti-KÇK “i jep një dorë policisë për të qenë proaktive dhe të ketë më shumë akses”.

Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, Operacioni “Forca e Ligjit” ditë më parë i dorëzoi kërkesën për të dorëzuar një auto-deklaratë të pasurive të tij. Por nga përgjigjja që Berisha i ktheu OFL-së, kishte deklaruar vetëm një “një bar kafe, të cilin e ka me qira që prej 5 janarit 2018, dy autoboteve që furnizon me karburant anijet në port, një makinë tip BMW të blerë 1 milion lekë të reja në 2019 dhe zotërimin e 40 % të aksioneve në kompaninë REJAN, të cilën e ka në bashkëpronësi me motrën e tij Luljeta Berisha dhe Enkejleda Shoshi, e cila merret me furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit.

Në formularin e dorëzuar, Lulzim Berisha cilësonte se këto pasuri i ka të ligjshme dhe me dokumentacion përkatës.

Share: