Nga Fast News –
Policia e Sarandës ka ndaluar një shtetas francez i cili gjatë ndalimit u vërtetua se ishte në gjendje të dehur. Francezi i identifikuar me emrin Renan ishte duke drejtuar një motoçikletë.
Informacionet e deritanishme mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar, atij i janë gjetur në çantë një shumë prej 105 mijë eurosh.
Gjithashtu, edhe motoçiketa që ai drejtonte ishte në emër të një personi tjetër, po ashtu francez i njohur me emrin Peter Ivan, i cili banonte në lagjen nr 3 në Sarandë.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur çështjen, marrëdhënien që kanë dy shtetasit francezë me njëri-tjetrin dhe burimin e shumës mbi 100 mijë euro.