Ish-kryeministri Sali Berisha është bërë pjesë e manifestimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta. Siç shihet në foto, Berisha qëndron i rrethuar nga qindra demokratë të cilët e kanë pritur me ovacione të shumta. Dihet tashmë publikisht marrëdhënia speciale që Meta ka me Berishën, ku të dy politikanët nuk kanë ngurruar që t’ja shprehin njëri-tjetrit, miqësinë që kanë. Po kështu merr pjesë në tubim edhe krytarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.