Home KRYESORE Thaçi kërkon seancë në kuvend, i përgjigjet Vjosa Osmani

Thaçi kërkon seancë në kuvend, i përgjigjet Vjosa Osmani

Gatishmërisë së presidentit Thaçi për pjesëmarrje në një seancë plenare në Kuvendin e Kosovës pasditen e sotme, (4 Mars ne oren 16:00), i është përgjigjur zyrtarisht përmes një letre, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Në përgjigjen e saj, duke referuar edhe praktikat e mëparshme të presidentëve në Kuvend, Osmani shkruan se kërkesa e Presidentit duhet të bëhet disa ditë përpara, për t’i dhënë kohë kuvendit të përgatisë seancën.

Nga ana tjetër duke kujtuar aktivitetet që do të organizohen, në datat 5,6 dhe7 Mars, në nder të veprimtarisë së UÇK, Osmani shkruan në letrën e saj, se kërkesa e Presidentit do të shqyrtohet në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit, që do të mbahet më 9 Mars, duke qenë se adresimi i çështjes që ai ka kërkuar të bëjë para deputetëve, nuk është trajtuar si urgjente./ Opinion.al

Share: