Home KRYESORE Vjersha e vogëlushit italian për virusin përlot botën: Të quajnë kurorë, por...

Vjersha e vogëlushit italian për virusin përlot botën: Të quajnë kurorë, por ti nuk je mbret

ITALI– Koronavirusi tashmë është përhapur gjerësisht nëpër botë, ku Italia, një ndër vendet fqinje ka arritur  numrin më të lartë të viktimave dhe të sëmurëve nga ky virus.

Sigurisht që gjendja e koronavirusit ka krijuar panik tek qytetarët si dhe ka ndikuar  jashtëzakonisht shumë në jetën e tyre, teksa janë të detyruar të qëndrojnë të izoluar për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë që kryeministri Conte njoftoi mbylljen e shkollave deri më 15 mars, fëmijët janë të detyruar të qëndrojnë të bllokuar në shtëpi që të mbajnë larg infeksionin e koronavirusit.

E së fundmi në mediat italiane është publikuar letra e një djali të vogël italian i cili ka krijuar një vjershë për koronavirusin.Vjersha e tij ka prekur shumë çdo kënd që e ka lexuar, ku në pak minuta ajo është bërë virale. I mituri teksa ka vijuar detyrat online që i ka dërguar mësuesja e tij, në vjershë ka shkruajtur se edhe pse virusin e quajnë kurorë ai nuk është mbret.

Në rang global, deri më tani janë regjistruar 3599 viktima dhe mbi 105 mijë njerëz janë të infektuar me virusin vdekjeprurës. Ndërsa janë shëruar qindra mijëra të tjerë. Vendi më i prekur nga koronavirusi në Europë është Italia, e cila ka izoluar tërësisht rajonin e Lombardisë. Po kështu, vazhdojnë të vdesin njerëz nga koronavirusi, në SHBA, Australi, Iran, Kore, Francë e Gjermani. Shënohet viktima e parë edhe në Amerikën e Jugut. Ndërkohë në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar.

Share: