Ministrja e Arsimit Besa Shahini në një dalje për mediat shpjegoi se si do të procedohet në vijim, në mënyrë që nxënësit të mos humbasin procedurën mësimore për shkak të mbylljes së shkollave deri më 23 Mars.
Shahini tha se, msuesit do të vazhdojnë të punojnë dhe do të krijojnë klasa virtuale në rrjetet sociale dhe komunikimi me nxënësit do të bëhet përmes prindërve.
Ministrja tha se udhëzimet do të publikohen shumë shpejt, ndërsa vijoi se gjatë ditës së nesërme do të ketë një konferencë virtuale me ministrat e arsimit. “Si vend që është prekur pas 2 muajve nga koronavirus, kemi patur mundësi të mësojmë nga përvojat më të mira të vndeve të tjera”, tha Shahini.
Ndër të tjera, Ministrja e Arsimit dhe Sportit tha se edhe librat do të përhapen në mënyrë virtuale nga mësuesit tek nxënësit, ndërsa nxënësit mund të pyesin mësuesit përmes videove selfie për pikëpyetjet që kanë rreth mësimeve dhe komunikimi do të bëhet përmes prindërve.
“Kam një porosi për të gjithë nxënësit, sidomos për shkollat e mesme dhe studentet. Duhet të mësoni në shtëpi, të lexoni librat shkollorë, sepse është përgjegjësi e juaja, që në këtë fazë ku jemi ndalur në këtë masë ekstreme, të mos mbetemi pas”, tha Shahini.