Home KRYESORE VIDEO/Debati në Opinion, Pampuri-Bratajt: Kërko falje ose do çohem

VIDEO/Debati në Opinion, Pampuri-Bratajt: Kërko falje ose do çohem

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe ish-deputetja Oriola Pampuri u përfshinë në një debat të ashpër në emisionin ‘Opinion’. Brataj po fliste për mundësitë që ka shërbimi i urgjencës për t’ju përgjigjet të gjitha thirrjeve të qytetarëve të shqetësuar nga koronavirusi.

Pampuri ndërhyri duke i thënë se kushtet aktuale janë të pamjaftueshme dhe se ai ka mashtruar për situatën.

Pjesë nga debati:

Oriola Pampuri: Sa respirator ka sot infektivi?

Pëllumb Pipero: 5

Oriola Pampuri: 5 mjaftojnë

Skënder Brataj: O zonjë mos i shtrembëroni turinjtë, sepse nëqoftëse nuk ju pëlqen nuk duhet tju pëlqejë

Oriola Pampuri: Kërko falje për këtë që the të lutem. Për këtë fjalë kërko falje. Kërko falje ose ndryshe do çohesh ose ti ose unë nga studio.  Për këtë kërko falj

Skënder Brataj: Në momentin që unë flas nuk mundet të talleni ju lutem

Oriola Pampuri: Kërko falje ose nuk do të lë të flasësh më. Blendi të lutem të kërkojë falje, nuk mund të vazhdojë emisioni me këtë lloj gjuhe, unë nuk e ofendova.

Skënder Brataj: Po unë nuk duhet ta nisja fare sic e filluat juve që më treguat me gisht zotria zotria me instulte dhe ofendime, c’punë keni ju moj zonjë me mua. Me kë më ngatërroni, unë jam mjek dhe përfaqësues institucioni.

Oriola Pampuri: Kërko falje njëherë, keni dalë keni mashtruar qytetarët, nuk është ashtu siç thoni ju se nuk keni as argument

Blendi Fevziu: Doni ta merrni vesh se nuk do kuptoni asgjë, ja se do bëhet ky sherr

Oriola Pampuri: S’mund të flasi ashtu Blendi

Skënder Brataj: Po dhe ju s’mund të flisni ashtu. / Opinion.al

Share: