Home KRYESORE Koronavirus/Testohet medikamenti i ri në Itali

Koronavirus/Testohet medikamenti i ri në Itali

Shpresa pozitive ngjallen sërish në luftën kundër koronavirusit, pas një deklarate të guvernatorit të Venetos, për eksperimentimin e një medikamenti të ri.

Gjatë një daljeje për mediat Luza Zaia, tha se në Padova janë duke eksperimentuar një medikament të ri, efektet e të cilit pritet të shihen pas 10 ditësh. “Ne, së bashku me spitalin “Sacco” të Milanos dhe “Spallanzani” të Romës jemi duke eksperimentuar një medikament të ri që duket innovator dhe po kryqëzojmë gishtat. Për një periudhë 10 ditore do të kemi rezultatet e para në testet e kryera mbi pacientët”, tha guvernatori i Venetos në konferencën e 13 Marsit.

Zaia u shpreh i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhej krahina e tij dhe veçanërisht për sforcot e sistemit spitalor. “Çështja kryesore është ajo e terapisë dhe një limitim që vjen nga sasia e makinerive në treg. Jemi në gatishmëri të lartë, të shqetësuar për zhvillimin e situatës. Për fat të keq ky virus erdhi në Itali me idenë e të qenit i ngjashëm me gripin dhe kështu u përcaktua edhe nga autoritetet shkencore në botë”, tha guvernatori/Opinion.al .

Share: