Home QASJE POLITIKE Gjeneral* Ahmetaj – Kryeministrit: “Përrallat me luftëratregua Zaho-ve, ndërsa për sigurinë e...

Gjeneral* Ahmetaj – Kryeministrit: “Përrallat me luftëratregua Zaho-ve, ndërsa për sigurinë e jetës së qytetarëve keni përgjegjësi shtetërore”!

A. Vetëm për hatër të së vërtetës, duhet përsëritur se, Zoti Basha, sikurse edhe në rastin e tërmetit, edhe për pandeminë e Coronavirusit, ka bërë diferencën e sjelljes politike në 30 vitet e fundit pas rrëzimit të diktaturës së bllokmenëve të vjetër: “Zero politikë. Zero propagandë. Zero kompromise me jetën, fatkeqësitë, sigurinë e qytetarëve dhe interesat kombëtare”. 

Konkretisht, që në ditën e parë të shfaqjes së pandemisë(COVID-19) në Italinë fqinje, Basha i`u ka adresuar thirrje tëpërsërituara qytetarëve: “të ruajmë qetësinë, të shmangimpanikuntë rrisim vigjilencën dhe solidaritetin mbarëqytetar, zbatimin e listës  masave parandauese sipas protokollit tëOBSH si dhe raportuar menjëherë simptomat pranë institucioneve shëndetësore”.  

Po ashtu, çdo ditë e në vijim, i ka bërë thirrje Qeverisë të mos bëjë propagandë, por: “vlerësimin urgjent të rriskut; vlerësim të skenarëve të mundshëm sipas shkallës së rreziqeve; tëpërcaktojë nevojat për pajisje, personel, kapacitete dhe buxhet shtesë; përkujdesje e shtuar shëndetësore; transparencë dhe solidaritet mbarëqytetar”.

Më konkretisht, opozita i ka kërkuar Qeverisë që, nëpërmjet fondit të emergjencës, (përveç termometrave dhe maskave bazike, të cilat “për fajin e Bashës!!” na dolën spaskan skaduar që në vitin 2011), urgjentisht, të realizojë blerjen e paketave të pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe infermierët (heronjtë e angazhuar në vijën e parë); për personelin e kontrollit në Aeroport dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar, si dhe ngritjen e kapaciteteve, infrastrukturave, detyrimetshtrënguese dhe masave të domosdoshme të karantinave, për trajtimin e të infektuarëve sipas udhëzimeve dhe standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe mësimeve të nxjerra/grumbulluara nga eksperienca e vendeve të prekura. Nuk kemi kërkuar që Qeveria “të shpikte rrotën”, por thjesht të alokonte një përqasje si, p.sh: të Rumanisë.

Po ashtu, Zoti Basha, kurrë “nuk u ka bërë biografine politike”, siç në fakt, po bën Kryeminstri dalldisur dhe Ministria kamikaze e Shëndetësisë, etj …”, por ka shprehur mirenjohjen, përkujdesjen dhe mbështetjen e paskursyer për sakrificat heroike dhe vetëmohimin e paçmuar  të personelit të mjekesor, Policisë së Shtetit, ushtarakëve dhe këdo të angazhuar në vijën e parë. 

Në shtesë, ne cilësinë e ekspertit, duke çmuar se jeta eqytetarëve përbën pjesën më thelbësore të Strategjisë së Sigurisë, sugjerova mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili, e përsëris edhe më qartë, mbetet i vetmi mekanizëm i besueshëm kushtetues, ku Qeveria, institucionet dhe strukturat shtetërore kanë detyrimin zyrtar të raportojnë zyrtarisht (neni 92/h i Kushtetutës), për shkallën e rrezikut që i paraqitet vendit, masat e marra nga strukturat përgjegjëse për parandalimin, inventarin e gjendjen faktike të kapaciteteve dhe planet e blerjes së pajisjeve speciale, për të parandaluar, reduktuar rrezikun dhe për t`u përballur me këtë pandemi mjekësore. 

Si shembull, përsërisë rastin e Rumanisë, ku Presidenti 3 javë më parë zhvilloi një takim-urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare me këtë subjekt. Por cilat ishin produktet takimit?!

“Një matricë e integruar kombëtare, me vlerësimet dhe skenarët e mundshëm sipas peshës së rrezikut (risk assessment); paketa e masave, institucionet përgjegjëse respektive dhe plani i aktivizimit të kapaciteteteve për t`u përballur në mënyrë tëpërshkallëzuar me virusin. Kështu, në fazën e parë, të gjithëpersonat që vinin nga zonat e infektuara për në Rumani, i`u nënështruan karantinës së detyrueshme 15 ditore. Shkelësit e saj i ndëshkonte (këtë që Qeveria po bënë “si kofini pas tëvjelave”). Kjo matricë është e shtrirë në 4 faza, sipas 4 skenarëve, deri te më i vështiri (worst case scenario). Ekpertët Rumunë kanë parashikuar mesin e prillit, si pikën kulmore tëpërballjes me këtë virus. Kujtoj se, në Itali jetojnë rreth 1.3 milionë rumunë, dhe vetëm në 1 ditë pas epidemisë, nga Italia drejt Rumanisë kanë udhëtuar rreth 40 mijë qytetarë. Kështu, përqasja e Rumanisë konsiderohet si model i sjelljes shtetërore ndaj përhapjes së virusit. 

Në vijim, nën drejtimin, shembullin dhe direktivën e Kryetarit PD: Te qytetarët, me qytetarët, për qytetarët”, strukturat përkatëse dhe ekspertët e fushës, prej 2 javësh vijojmë tëndjekim (24/7) situatën, si dhe mbetemi të gatshëm, tëpërgjegjshëm dhe të motivuar për të kontribuar me të gjitha kapacitetet, ekspertizën dhe mundësitë, me qëllim mospërhapjen, menaxhimin e rrezikut, adresimin e masave të duhura, si dhe ulur në maksimumin e mundshëm pasojat.   

BNë të kundërt, sjellja e Kryeministrit: “papërgjegjshmëri cinike, llogje me rrogëtarët-gjuz-arë në palo-Kuvend”, qesëndisje “si gratë e liga, gjithë dynjanë,” dhe zbulon “armikune popullit te rivalët politikë, te opozita, te Bashaarmiq të jashtëm ose koalicion armiqësh njeherësh.

E thenë më qartë, Qeveria dhe institucionet shtetërore kanëpërgjegjësinë kushtetuese për adresimin e masave parandaluese: “jo të tregojë përralla me luftëra për Zahot, as të bëjë prapagandë cinike me BraçeManastrilliu&co; as tëshpërdorohet/deformohet në një luftë politike për të mbajtur me “dhëmbë” pusht-etin, si dhe as llastohet me paranojën e pushtetarit të madhërishëm”, por të zhvillojë kapacitete për të siguruar jetën e qytetarëve nga këto kërcënime.  

Mbasi fatkeqësisht u konfirmua pacienti i parë (por jo pacienti zero), Opozita shprehu shqetësimin dhe denoncoi një fakt kriminal të vërtetë: “maskat për personelin mjekësor kanëskaduar që në vitin 2011”, si dhe i bëri thirrje Prokurorisë (jo PM), ta hetojë këtë akt kriminal.  

Përsëri, Kryeminsitri krekoset si ‘kaposhi në majë të …”, por edhe këtë radhë, si pothuaj në 7 vjet, nuk na “zhgënjeu aspak”, me arrogancën, dalldisjen, paaftësinë, deformimin, papërgjegjshmërinë dhe propagandën cinike.

Qytetarët shqiptarë nuk janë as çiliminjë, as Braçia, as Spiropali, që t`u tregohen përralla me armiq-politik, me tanke dhe bunkierë, por as dele për t`u ushqyer me propagandë/diarenëpolitike të ditës, me fjalime dhe gënjeshtra. Mjaft është mjaft – enough is enough!

Në përmbledhje, i kërkoj Kryeministrit, të mos shpenzojë energji në “betejat bolshevike me opozitën”, të mos bëjë “biografinë politike të mjekëve dhe infermiereve”, por ta ngulisëmirë në mëndje se, nuk është pronar, e as “i dërguari i Allaut”, por më i paguari dhe përgjegjësi nr. 1 për standardet e sigurisë ejetës së qytetarëve. 

Si ish-funsionar i lartë ushtarak, do këshilloja planizimin, pajisjen (me mjete mbrojtëse të paskaduara!) dhe përdorimin e përshkallëzuar të Forcave të Armatosuara. Thënë këtë, i bëj apel qeverisë, që përdorimi i Policisë Ushtarake (pjesë organikës së FA) të bëhet vetëm mbi bazën e neneve 173 dhe 174 të kushtetutes (pas vendosjen gjendjes së jashtëzakonshme & fatëkeqësive natyrore), si dhe mbi bazën e neneve 22 dhe 23 të ligjit nr. 59/2014: “mbi pushtetet dhe autoritetet e drejtimit të FA”. Dhe ri-kujtoj se Gjykata Kushtetuese, me vendim nr. 10-15 ka rrezuar dy pikat  (3), të neneve (22 & 23), të cilat i jepnin Kryeministrit, 2 kopetenca në Komandimin e FA në kohë paqe (përqasje e pushteteve totalitare, si Kim Jongu)!!

Per më tepër, këshilloj Kryeministrin, si dhe çdo përfaqësues tëklikës në ikje: “të bëjnë vaksinën anti-paranojë”, të lënëprotagonismin delikuent, propagandën cinike, përrallat me loja-luftrash dhe dalldisjen bolshevike kundër opozitës, por thjesht tëushtrojë me përgjegjësi dhe urtësi detyrën ndaj sigurisë sëqyetarëve dhe interesave kombëtare. 

Së fundmi, por e para nga rëndësia, uroj, lutem dhe besoj fortëse, mbarë shqiptarët do i`a dalim të fitojmë betejën me të keqen,si dhe do t`i bashkohemi përpjekjevete të botës së qytetëruar derinë fitoren e luftës me këtë pandemi (kërcënim jetik për qytetarët).   

*Gjeneral ® Piro AHMETAJ

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, 

Ish-Këshilltar i Presidentit të Republikës

Share: