Home KRYESORE Mesazhi i mjekut italian i qetëson të gjithë: Kjo është e vërteta,...

Mesazhi i mjekut italian i qetëson të gjithë: Kjo është e vërteta, mos harroni t’i njoftoni edhe miqtë tuaj

Një mesazh nga mjeku italian i cili na qetëson të gjithëve: Kjo është e vërteta, mos harroni t’i njoftoni edhe miqtë tuaj

Një mjek i spitalit infektiv të San Martinos u ka bërë thirrje njerëzve që të mos alarmohen nga koronavirusi sepse të gjithë po e lëndojnë veten.

“Ne duhet të jemi të sigurt, siç kam qenë që nga fillimi. Koronavirusi është më shumë si grip i rëndë dhe jo ashu siç ju e bëni”, tha Matteo Basseti.

Prej disa ditësh, ai përsërit që njerëzit të qëndrojnë të fortë dhe të kenë një mendje të qetë.

“Unë jam pranë familjeve të atyre që u shuan nga jeta, por më lejoni të them që në Itali nuk ka asnjë person që është shuar nga koronavirusi. Kur njëri hyn në spital nga sulmi në zemër dhe shuhet nga koronavirusi, në fakt ai nuk është shuar nga koronavirusi por nga sulmi në zemër.

Nëse një njeri gjendet pa shenja jete në shtëpi, ashtu siç ndodhi në zonën e Lombardisë, kush e di që u shua nga koronavirusi? Për ta thënë qartë, askush nuk është shuar në Itali nga koronavirusi. Është një formë e rëndë virale, por ka ndikim më të madh se Sarsi”, u shpreh mjeku infektolog.

Edhe për të moshuarit, Matteo bën thirrje që të qëndrojnë të qetë dhe nuk është e nevojshme që të vishen maska.

Ashtu siç informon OBSH-ja, mjeku thekson se larja e duarve është shumë e rëndësishme. I pyetur përse është i vetmi që thotë se nuk ka viktima nga koronavirusi në Itali, mjeku tha:

“Në 90% të rasteve, sëmundja nuk është serioze. Unë nuk kam shpikur asgjë: numri i të prekurve në Kinë na tregon se vetëm 2% kanë vdekur.

Ju absolutisht nuk duhet të keni frikë dhe mos harroni t’i njoftoni dhe miqtë tuaj për këtë situatë, e thuajini atyre që gjendja nuk është ashtu siç paraqitet./lajmiiFundit.al

Share: