Home KRYESORE Hoffman: Zhgenjen braktisja nga politika e 20 shkurtin

Hoffman: Zhgenjen braktisja nga politika e 20 shkurtin

HOFFMAN PER TETORIN GJERMAN - Ambasadori gjerman ne Tirane, Helmut Hoffmann, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka prezantuar programin e Tetorit Gjerman./r/n/r/nHOFFMAN FOR THE GERMAN OCTOBER - German Ambassador in Tirana, Helmut Hoffmann, speaking during a press conference, where he presented the program of the German October.

Ambasadori gjerman duket i zhgënjyer për festën e munguar në ditën e  rrëzimit të bustit të diktatorit me date 20 shkurt.

“Prisja një ceremoni madhështore në ditën e 20 shkurtit. Çfarë akti tjetër do të kishte patur një forcë simbolike më të madhe në shenjë të ndryshimeve paqësore se sa dita e rrëzimit të shtatores së diktatorit?!” Kështu e ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë për politikën shqiptare, ambasadori gjerman Helmut Hoffman.

Për ambasadorin Gjerman, atë ditë u hapën dyert e lirisë për shqiptarët dhe harresa e politikës për atë moment është kaq domethënëse.

“Unë në fakt kisha menduar që 25 vjetori i rrëzimit të shtatores së diktatorit Hoxha të shtunën e shkuar do të kishte qënë një ditë gjatë së cilës kjo ngjarje merr rëndësi epokale për Shqipërinë do të përkujtohej në formën e një aktiviteti madhështor në shtetin Skënderbej. Çfarë akti tjetër do të kishte patur një forcë simbolike më të madhe në shenjë të ndryshimeve paqësore se sa dita e rrëzimit të shtatores së diktatorit. Në cilën ditë tjetër do të vlerësonte shteti më mirë guximin dhe gatishmërinë për tu vetësakrifikuar të të gjithë atyre shqiptarëve të cilët i hapën Shqipërisë portën drejt lirisë? Një dëshirë tjetër sigurisht do të kishte qënë që në një ditë të tillë e tërë Shqipëria do të bëhej bashkë me dinjitet dhe për një çast do të harronte dhe do të heshtnin të gjithë ato cic micet dhe gërrnjarjet e vogla politike”, vitohet te kete thene Hoffman.

Share: