Home KRYESORE Veton Surroi ta kryesojë funeralin e varrosjes së LDK-së

Veton Surroi ta kryesojë funeralin e varrosjes së LDK-së

Nga Sali Bytyci

LDK-ja, ndjesë pastë, vdiq të Premten e Zezë. Sot, ditë e shtunë, duhet të varroset. Ringjallet nesër apo jo, kjo është në dorë të të Madhit. Po çështja është si t’i organizohet LDK-së një funeral sa më madhështor!

Pasi Veton Surroi ka hyrë në histori si personi që e udhëhoqi funeralin për varrosjen e Dhunës në vitet ’90, pra nuk do të kujtohet për asgjë tjetër, as si politikan e aq më pak si shkrimtar, unë mendoj se është personi më adekuat ta udhëheqë edhe funeralin e varrosjes së LDK-së.

Kështu i forcohet vendi i tij në Histori. Diku në bisht të funeralit të jetë edhe Halili. Edhe ai meriton të ngelet në Histori për diçka.

Share: