Home KRYESORE Karantina shpeton jete. Injoranca vret.

Karantina shpeton jete. Injoranca vret.

Vazhdojne te vijne lajme te mira nga Italia.

Nga Klodian Tomori

Numri i pacienteve ne terapi intensive u ul per here te pare qe nga fillimi i epidemise. Sot ne rang kombetar Italia ka 70 me pak paciente ne terapi intensive krahasuar me dje.

Numri i vdekjeve vazhdon te ulet, ndersa spitalet po marrin fryme me lirisht.

Tashme eshte zyrtare se eshte arritur qe indeksi i transmetimit R0 te zbrese ne 1. Dmth nje i prekur nga virusi infekton potencialisht vetem nje tjeter. Ne fillim te epidemise R0 ishte 3.

Qellimi eshte qe numri te ulet akoma me tej. Nje epidemi me numer riprodhues poshte 1-shit gradualisht shkon drej shuarjes. Matematike e thjeshte.

Masat e distancimit social po funksionojne. Sipas nje studimi te Institutit Superior te Shendetesise karantina ka shpetuar te pakten 30 mije jete njerezish.

Karantina shpeton jete. Injoranca vret.

Share: