Profesori Hendrik Streeck gjatë studimit të tij epidemiologjik, të kryer si një hetim policor tregon se ka kuptuar disa gjëra të rëndësishme për virusin (për shembull: askush nuk u infektua në supermarket).
Në studimin e tij ai tregon për pasojat e izolimit, për njerëzit më të rrezikuar dhe për testet e profesionistëve të kujdesit shëndetësor, shkruan Corriere Della Sera
Sa të infektuar janë dhe si transmetohet virusi?
Pse dikush infektohet dhe të tjerët jo?
Këto janë disa nga pyetjet që Profesori Hendrik Streeck, një epidemiolog në Universitetin e Bonit po përpiqet t’i gjejë përgjigjet.
Ai ishte ndër të parët që zbuloi se humbja e shijes dhe aromës ishte një simptomë e shpeshtë te pacientët e infektuar me Covid-19.
Profesor Streeck kryetari i i Land of North Rhine-Westphalia, Armin Laschet (CDU), i ka besuar vetes një detyrë shumë delikate: të kuptojë se si transmetohet virusi, d.m.th., të përcaktojë se si veprojnë zinxhirët epidemiologjikë, të dallojë situatat kur ne në të vërtetë infektohemi, nga ato me të rrezikuarat dhe ato të padëmshme.
Dhe rezultati i parë i këtij studimi, i cili është kryer në një pjesë popullsisë në rrethin e Heinsberg, përhapja më e madhe e koronavorirusit në Gjermani, është befasues: “Ka shumë rëndësi mbajtja e distancës sociale – thotë Profesor Streeck në një intervistë me Frankfurter Allgemeine -, por deri më tani nuk kemi zbuluar se ndonjë person është infektuar se shkoi në market të blinte apo se udhëtoi në autobus. ”
Unë mendoj se restorantet,dyqanet, supermarketet nuk paraqesin rrezik infeksioni. ”
Për të arritur në këtë përfundim, epidemiologu ka izoluar një mijë njerëz në rrethin Heinsberg, të cilët i janë nënshtruar një seri ekzaminimesh dhe pyetësorësh: analizës së shtupës së faringut, teste antitrupash, histori të sëmundjeve të mëparshme, pyetje mbi lëvizjet dhe kontaktet dhe gjithashtu janë pyetur për mënyrën se si janë infektuar, raporton abcnews.al
“Unë kam një student të doktoraturës i cili merret vetëm me Kappensitzung të Gangelt,” thotë epidemiologu, duke iu referuar festës tradicionale të Karnavaleve të mbajtur në qytetin e vogël në Rhine në mes të shkurtit.
Ai realizoi një hetim të përkryer të bazuar në listën e pjesëmarrësve .Ku u ulën njerëzit? A u infektuan ata të gjithë së bashku, apo u infektuan në tavolina të ndara? A pinë shumë njerëz nga e njëjta gotë? Problemi është se kur u kuptua se kishte një epidemi, personat që ndodheshin aty nuk u testuan thjesht iu kërkua të karantinoheshin.
Sidoqoftë, jo të gjithë pjesëmarrësit u infektuan. Kjo është arsyeja pse puna e Streeck dhe ekipit të tij mund të çojë në një vendim të rëndësishëm për luftën kundër virusit.
«Nëse duam të ngadalësojmë epideminë, duhet të bëjmë edhe shumë teste të tjera në Gjermani – shton profesori -. Zinxhiri i infeksionit mund të prishet vetëm duke testuar dhe izoluar. ”
Kur shkoi në shtëpitë e disa pacientëve të infektuar, ekipi i Streeck gjeti gjurmë të virusit edhe në dorezat e dyerve: por këto mostra nuk mund të transmetonin infeksionin.
“Politikanët duhet të marrin një vendim se cilat masa kanë kuptim dhe cilat jo, se cilat masa nuk janë të nevojshme dhe se cilat duhet të forcohen edhe më tepër,” vazhdon epidemiologu, raporton abcnews.al
Streeck fton të gjithë kolegët e tij të kryejnë anketime të ngjashme të popullsisë, të cilat mund të çojnë në njohuri të mëtejshme dhe të nevojshme.
” Ne zbuluam se shpërthimet më të mëdha ndodhin gjithnjë pas disa ngjarjeve të mëdha siç janë festat në të cilat nuk tregohet kujdes”: siç ndodhi në vendin turstik Ischgl, në Tirol, në ndeshjen Atalanta-Valencia në San Siro, në një klub në Berlin ose gjatë Karnavaleve të Këlnit.
Prandaj arrijmë në përfundimin se tubimet masive do të duhet të shmangen edhe gjatë muajve të ardhshëm.
Por rasti i kompanisë Webasto në Bavari, nga i cili doli “pacienti zero” që më vonë përhapi infeksionin në zonën Lodi është zbuluar se, punonjësi kinez që solli virusin në Gjermani nuk infektoi pasagjerë të tjerë në aeroplanin ku ai po qëndronte, as stafin i hotelit ku ai qëndroi gjithashtu.
“Nga kjo dhe nga përvoja ime e mëparshme, gjithashtu rrjedh se ne nuk kemi nevojë për kufizime ekstreme në plane afatgjata”, përfundon profesori: “Personalisht mendoj se masat që kemi tani janë shumë drastike. Është gjithmonë dramatike kur dikush vdes. Por pyetja është nëse këto masa komprometojnë mënyrën e jetesës dhe ne kështu rrezikojnë vetë jetën. ”
Sidoqoftë, një aspekt thelbësor mbetet mbrojtja e personave që janë më të rrezikuar siç janë personat e moshuar dhe personeli mjekësor.
Prandaj vjen edhe rekomandimi i epidemiologut gjerman për të testuar vazhdimisht mjekë dhe infermierë. “Unë sugjeroj që të gjithë punonjësit shëndetësorë t’i nënshtrohen një testi çdo katër ditë. Dhjetë ose më shumë mostra mund të analizohen njëkohësisht me këtë metodë.
Nëse të gjithë janë negativë, nuk ka asnjë problem. Vetëm kur zbulohet virusi, kërkohen teste individuale. Kjo procedurë mund të monitorojë të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor në Gjermani. Testet në grup janë përdorur me vite.
Unë mendoj se është e papranueshme të mbash të moshuar të ndarë ng familja deri në kohëzgjatjen e kësaj pandemie. Sepse njerëzit e moshuar në këto kohë kanë më tepër nevojë për kontakte sociale »./abcnews.al