Home KRYESORE đź”»Hetimi i COVID-19, si precedent, standard dhe orientim!

đź”»Hetimi i COVID-19, si precedent, standard dhe orientim!

Nga Nard Ndoka


Të hetohen me detaje hapat e ndjekura nga Komiteti i Emergjencës, për masat e marra në vazhdimësi.

Është e rëndësishme të orientohemi për të ardhmen, duke studiuar e hetuar, mbi gabimet, interferimet e politikës, mungesën e transparencës, vendimmarrjen e pastudiuar shkencërisht, mbylljen e aktiviteteve ekonomike, mbylljen e shkollave të ciklit të ulët, masat parandaluese, kontrollin në pikat kufitare, pacientin zero, datën e hapjes së karantinës,falsifikimin e datës së skadencës së mjeteve mbrojtëse, arsyen e infektimit të personelit mjekësor, numrin e testeve, numrin e saktë të tamponëve dhe aspiratorëve, etj.

Bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë, me Policinë e Shtetit, me OBSH, me KM, të gjithë komunikimet me publikun nëpërmjet medias, etj. Protokollin e mjekimit të pacientëve me COVID-19, mjekimin për sëmundjet e mbartura, arsyet shëndetësore të pacientëve që humbën jetën.

Sa persona janë prekur nga virusi “gripi”, në muajin dhjetor, janar e shkurt? Sa është numri i vdekshmërinë në muajin dhjetor e janar?
Ky hetim real dhe i paanshëm vendos një precedent dhe standard për të ardhmen, ndaj është domosdoshmëri.

Kështu po vepron Britania e Madhe, kështu veprojnë të gjithë shtetet që duan të vendosin standard të saktë dhe garanci për të ardhmen.

Share: