Home KRYESORE NJË MIRËNJOHJE E PA PLOTËSUAR

NJË MIRËNJOHJE E PA PLOTËSUAR

Nga Saimir Lolja

Nga fundi i viti 1912, trojet shqiptare qenë shesh lufte dhe njëkohësisht të pushtuara nga forcat Lindore (sllave, greke e turke). Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë, dhe veçanërisht Konti Leopold von Berchtold si Ministër i Jashtëm, këshillonte disa politikanë shqiptarë që të kryenin dhe mos të vonoheshin në shpalljen e kërkesës për një shtet shqiptar më vete. Nënshkrimi i një deklarate Pavarësie për një shtet shqiptar nga përfaqësues shqiptarë u bë i mundur vetëm në qytetin e Vlonës më 28 Nëndor 1912. 

Bisedimet perandorake në Londër midis Lidhjes Entente(Britani, France, Rusi) dhe Boshtit Europian (Austro-Hungari, Gjermani, Itali) për të krijuar apo jo një shtet shqiptar u mbajtën më Dhjetor 1912 – Korrik 1913. Shtetet perandorake u përfaqësuan aty nga ambasadorë.

​Nëse Lidhja Entente do kishte patur dorë të lirë nuk do ishte krijuar ndonjë lloj apo copë shteti shqiptar. Pranimi i krijimit të një Principate Shqiptare firmoset në Londër më 29 Korrik 1913.

​Konti Leopold von Berchtold Ministër i Jashtëm i Austro-Hungarisë në vitet 1912-1915 ka një meritë themelore dhe të pazëvendësueshme. Sepse, pa këmbënguljen e tij gjatëbisedimeve perandorake në Londër për një shtet shqiptar europian perëndimor nuk do ishte krijuar shtet shqiptar, domethënë as kjo Shqipëri që është e krasitur deri tek rrënjët.

​Konferenca e Paqes në Paris u mbajt më 18 Janar 1919 – 21 Janar 1920. Nëse Presidenti Woodrow Wilson do kishte pranuar çfar kishte gatuar Lidhja Entente në Traktatin e Fshehtë të Londrës më 26 Prill 1915 me Italinë duke përdorur Esat Pashë Toptanin, Shqipëriza që do lindte do ishte mish për sorratpërqark për t’u ngrënë brenda vitit.

​Konti Leopold von Berchtold meriton një shtatore të madhe në një shesh ose kryqzim rrugësh në Tiranë sa e Presidentit amerikan Woodrow Wilson.

Share: