Home Gjeo-Ekonomia Biznesmeni Neranxi apel qeverisë nga Open: Jemi në luftë, mos të sjellë...

Biznesmeni Neranxi apel qeverisë nga Open: Jemi në luftë, mos të sjellë tatimet me gjoba dhe kamatvonesa

Në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel u diskutua për paketën ekonomike të lançuar nga qeveria.

Për biznesmenin Nikollaq Neranxi situata Nuk është e mirë dhe shpresëdhënëse. Sipas tij biznesi i madh u la në harrëse.

“Biznesi i madh u la në harresë dhe flitej për biznesin e vogël. Por në qoftë se biznesi i madh nuk jep furnizime biznesi i vogël nuk i hap qepenat. Me datë 10 mars kryeministri Edi Rama tha jemi në luftë, pra shteti i bë inegzistent, Ndërsa na tha futuni në shtëpi.

Neranxi duke treguar dokumentet e zyrës së Tatim Taksave shtoi se atij i kanë ardhur tatim taksat me gjoba dhe kamat-vonesa, ndërsa gjithçka u mbyll me urdhër të qeverisë.

“Tatimet e shkurtit paguhen me 14 mars, por më 10 mars ishim të mbyllur në shtëpi. Po e njëjta gjë ishte edhe me sigurimet shëndetësore dhe si mund ti paguanim ne, apo bizneset e tjera – tha Neranxi duke argumentuar në mënyrë matematike dhe të drejtë.

Share: