Home Gjeo-Ekonomia Mos vallë duan krijimin e nje civilizimi unik në botë – një...

Mos vallë duan krijimin e nje civilizimi unik në botë – një civilizim Covid!?

Nga Dritan Shano

Aktet e qeverive, sipas të cilave ato pretendojnë se po ruajnë jetën e njerëzve, kur në fakt vetëm sa po përpiqen t’i shmangen delegjitimimit të tyre, të politikave të tyre shëndetësore, etj., etj, çdo ditë që kalon po marrin përmasën e një terrorizmi të ushtruar mbi njerëzit, për t’i thyer ata, varfëruara ata, squllur dhe bërë të bindur pa fjalë dhe pa asnjë lloj rezistence ndaj pushtetit.

Masat që ato kanë imponuar, më shumë se për të ruajtur shëndetin e njerëzve kërkojnë të eliminojnë identitetin e njerëve, duke i bërë ata njësoj në të gjithë botën, duke i bërë që të bëjnë gjëra njësoj; të reagojnë njësoj; të kenë të njëjtat emocione; të mendojnë njësoj; të pranojnë njësoj; të binden njësoj.

Këto masa, insistimi për t’i aplikuar ato, kërcënimet ligjore dhe mediatike, shantazhimi dhe denigrimi i kujtdo që mendon ndryshe synojnë krijimin e një shablloni unik të njerëzimit – njehesimin e sjelljes njerëzore, eliminimin e civilizimeve ekzistuese, dhe krijimin e nje civilizimi unik në botë – një civilizim Covid. Jo më kot, të gjithë marksist leninistët filluan të përdorin frazën e një Rendi të Ri Botëror.

Diçka nuk ka ecur. Me ç’duket themelet e demokracisë janë shumë më të forta sesa ç’pritej – këto themele janë ato që ndoshta kanë arritur të bashkojnë më fort materialen dhe spiritualen e njerëzimit – duke krijuar një identitet të fortë të njeriut të cilin ai e shpërfaq përmes vetëdijes së lirisë. Njerëzit nuk u thyen, përkundrazi dolën në rrugë, që të marrin mbrapsht identitetin dhe lirinë tyre, të marrë peng nga Leviatani.

Fraza që do bashkëjetojmë gjatë me Covid-19 është një frazë idiote në vetvete – pse me cilin virus nuk ka bashkëjetuar gjatë njerëzimi ??? Por, kjo frazë e cila po përdoret fsheh tinëzisht, pikërisht axhenden për të krijuar një civilizim të ri të bazuar tek mungesa e identitetit dhe kontrolli total mbi aktivitetin njerëzor. Kjo frazë shpjegon që përpjekja do vazhdojë, pavarësisht ndonjë pengese të përkohshme….

Share: