Home KRYESORE Intelektualja muslimane: A e ka zgjuar popullin kjo katrahurë e sotme?

Intelektualja muslimane: A e ka zgjuar popullin kjo katrahurë e sotme?

Tempulli i një Kombi- Njeriu

Nga Edlira Durmishaj

Nuk i morëm shumë seriozisht projekt idetë, projektligjet më tejdeklaratat për zhbërjen e identiteti kombëtar, kulturës, historisë dhe memories së një kombi, atë të shembjes së një monumenti kulture, Teatrit Kombëtar .

Ashtu siç nuk kemi marrë seriozisht shumë çka të mëparshme që lajmëronte ashtu rutinë një shembje, një aksion ku në fokus ishin objektet kulturore, e shkuara jonë historike. Madje, kohëve të fundit edhe me një ultimatum nga Facebook-u dhe njerëzit kanë nisur heshtjen e tyre, duke iu bashkuar historisë së mos reagimit!

A u pyet për ligjin? Kusho që ka besuar në këtë version, se pas kësaj janë shumica, apo ligji, vetëm gënjen veten. Këtë herë u zhbë edhe magjia që vinte nga Brukseli, nga ku edhe shpeshështë mbështetur shumica e atyre që krenohen me mënyren se si sillen sot me bashkë qytetarët. 

Prej dy vitesh, nën moton e rikonstruksionit teorikisht e “shëmbën” dhe Xhamine e Et’hem Beut, Lulen e Bardhë të Tiranës, por kjo pak shqiptarëve ju interesoi pasi, për pjesën dërrmuese të shoqërise civile ajo ishte thjesht një relike religjoze nga e shkuara, nga ato për të cilat tinëzisht, nuk thuhet godinë e vjetër, por e vjetëruar. 

Dhe kuptohet që ndryshimi në koncept është sa një epokë.  

Nuk e panë kurrë si një aset kulturor kombëtar, por si një pronë te atyre besimtarëve. Mëndje ngushtësia, verbimi intelektual, por së pari shpirtëror, i bëri ti japin vetes tagrin që publikisht, shqiptarët ti ndajnë në dy e më shumë kampe, “ata” dhe ne”.

Ata besimtarët dhe Ne inetelektualët, a thua se nuk jetonin të gjithë në të njejtin qiell, paguanin të njejtat haraçe, taksa dhe detyrime dhe ndanin në paqe e harmoni të njejten hapsirë.

Fatkeqësia qendron në mungesën e ndërgjegjes dhe edukatës qytetare e cila mbron si të parevokueshme çdo aset kombëtar, çdo trashëgimi të madhe apo të vogël e cila formëson atë që jemi të gjithë bashkë kaq bukur, sot jo rastësisht.

Dhe rrjedhojë e ndarjes së qellimshme të shoqërisë në kampe ideologjike, e mungesës së kultivimit të ndërgjegjes kombëtare si një e tërë, është edhe shembja e dhimbshme dhe traumatike e Teatrit Kombëtar, i cili, dua të theksoj e të tërheq vëmendjen; nuk është i pari, nuk ishte fillimi dhe hapi fillestar, por sigurisht, këtë nuk mund ta kuptojnë ata aktiviste të shoqërisë civile të cilët maksimumin e arritjes së dimensionit shpirtëror kanësërisht njeriun, madje njeriun e ri; atë pa Zotin.

Gjithnjë dhe kurdoherë diktaturat ja kanë nisur me shembjen e besimit në Zot, me çrrënjosjen e simbolikave fetare, dikur me zhurmë e aksion fizik, sot me projekte për sigurinë, përarkitekturën, e asnjëherë për arkitekturë, shpirtërore tëqytetarëve. Dhe mos u çudisni, arkitektura e tyre janë ca letrame ngjyrë, që nuk kanë qëllim qytetin, por interest e tyre.

Gjithnjë ja kan nisur me çshenjtërimin e simboleve hyjnore. Tëtregohemi mëndjehapur e të reflektojmë: të tilla ka kaq shumë tëdenigruara në shoqërinë tonë, kjo nuk filloi sot. 

Ata çshenjtëruan familjen, moralin, vlerat, integritetin, punën, besën, mikun, plakun e femijën, burrin e gruan, nënën e babanë, çshenjtëruan prezencn e Zotit nga jetët tuaja.

Dhe heshtja ndaj këtij çshnjetërimi është sot tapeti ku luhetteatri. Ata çshenjtëruan familjen, moralin, vlerat, integritetin, punën, besën, mikun, plakun e femijën, burrin e gruan, nënën e babanë, çshenjtëruan prezencn e Zotit nga jetët tuaja.

Çdo e drejtë dhe ligj tjetër buron nga e drejta hyjnore, qoftë dhemoralisht si funksion dhe vlerë. 

Dje xhamia ime, sot të gjitha kultet fetare, nesër kisha jote!

Me keqardhje e trishtim, Teatri Kombëtar, nuk ishte fillimi ishpalosjes së shkeljes dhe shtypjes antishqiptare..se normalishttë gjithëve na keni vënë fadromën me këtë terror dhe dhunëkundër kulturës historisë dhe kujtesës së një kombi. 

Teatri Kombëtar ishte vetëm idhulli, tempulli, statuja e asaj çfarënë të vërtetë kanë shembur dhe çshenjtëruar çdo ditë e nga paknë mëndjet dhe zemrat tona, thjesht nuk e kishim marrëseriozisht. Thjesht kjo na zgjoi sepse na erdhi si një shkelm drejtfytyrës sonë, drejt pamjes sonë që nuk kemi mundur ta nxjerrimsi duhet. 

Por, a e ka zgjuar popullin kjo katrahurë e sotme? 

Mbetet ta shohim. 

Kushdo që kërkon ta ngrejë gishtin te pafuqia e opozitës thjeshtkërkon një alibi. Teatri është i shqiptarëve, është i historisë, është i gjyshërve dhe nipave njëkohësisht. Eshtë edhe i atyre qënuk kanë arhdur akoma në këtë botë, sepse i përket të shkuarësdhe të ardhmes. 

…Një popull që nuk ka Zot, nuk bën dot asgjë veçse t’inënshtrohet një sistemi vlerash më të ulëta se ai i veti, e tëdekompozohet.

Share: