Home KRYESORE Teatri/ Lëvizja Vetëvendosje proteston para Gjykatës: Lironi aktivistët

Teatri/ Lëvizja Vetëvendosje proteston para Gjykatës: Lironi aktivistët


Mëngjesin e sotëm Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë dhe shoqëria civile protestojnë para Gjykatës së Tiranës duke kërkuar lirimin e të arrestuarve gjatë protestës për Teatrin Kombëtar.

Mes të arrestuarve është edhe Boiken Abazi, kreu i Vetëvendosjes Tiranë. Lidhur me këtë çështje, një prej anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gerarda Demiraj shprehet se ndaj aktivistëve është ushtruar dhunë nga policia si dhe i ka kërkuar Gjykatës që të lirojë protestuesit./ Opinion.al

Share: