Nga Zhaneta Barxhaj
“ Militantizmi ngrehina ku strehoen trushpëlarët dhe injorantët, militantizmi kjo ngrehinë që duhet shëmbur, për të fituar lirinë”
Një shprehje e bukur thotë “ I trembem atij njeriu që ka lexuar vetëm një libër”, sepse ai është i destinuar të kthehet në militant i asaj gjëje që ka lëçitur dhe i mbushet mëndja se është i ditur.
Në situatën e vështirë, që po kalon vendi ynë, shihet qartë këto 30- vjet, se përveç plaçkitjes dhe korrupsionit, plani më ogurzi është shkombëtarizimi, shpopullimi dhe humbja e identitetit. Gjithmonë janë përpjekur ta bëjnë, por tani, për të na hedhur hi syve e për të na vënë në gjumë, po e trazojnë zjarrin me mashat tona, që ne mos të na duket e vërtet. Që ne mos ta dallojmë armikun.
Arkeologët dhe studiuesit e kësaj fushe, mund të na rrëfejnë më saktë, për datat dhe si ka qenë alibia, kur janë vjedh një pjesë jo e vogël e trashëgimisë sonë kulturore, duke pjellë monstrën e “kontrabandes së veprave të artit”. Mbuluan me asfalt e beton çdo vend arkeologjik që fliste shqip dhe lista është e pafund, janë bërë me dhjetra emisione e shkrime mbi rrënimin e trashëgimisë kulturore, për të fshirë dhe ato pak gjurmë, që historia i quan fakte dhe prova shkencore identiteti.
Si të mos mjaftonte kjo iu kthyen arsimit duke e goditur në çdo gjymtyrë të tij, duke prodhuar breza sakatësh të paarsimuar. Për këtë mjafton të shohësh kurikulat, se në çfarë derexheje e kanë katandisur gjuhën shqipe. Dihet, një komb pa gjuhë vdes! Së fundi i vunë kazmën edhe Akademisë së Shkencave e plot zullume të tjera në fushë e arsimit, artit e kulturës, duke i kthyer në një tallava ulëritëse e të pavlera, të gjitha të paramenduara, jo thjesht nga babëzia.
Po nuk mbaron me kaq, sipas parrullës së famshme “përça e sundo”, që është përdorur nga pushtuesit, i përveshën mëngët këta ustallarë duke nisur me pronën private, që kurrë nuk u kthye tek i zoti, sipas udhëzimeve të Katovicës, me shpresë se shqiptarët do hanin njëri- tjetrin, por shqiptarët u kokolepsën pa e kthyer në luftë civile, duke ua prishur planet. Kêshtu erdhëm në vitin e errët 1997, duke i ndërsyer edhe njëherë shqiptarët e mjerë, të cilët morën një goditje tê rêndë, por e ruajtën veten që mos të shuheshin fare.
Pas kësaj filloi përcarja më e tmerrshme duke kundërvënë jugun me veriun, ky malok, ky lab, ky qytetar, ky fshatarë, deri te dialektet e futën zjarrin… jo po gegnishtja është më e mirë, jo po është toskërishtja. Të gjitha këto i shoqëruan me fushata mediatike me analistë e opinionistë të paguar apostafat për propagandën e përçarjes. E në vazhd të këtij plani farkëtuan militantin. Këtë qorr besnik, që i ndjek pas duke vrarë e prerë, dhe nuk ndalet edhe kur e vrasin atë vetë nëpër tubime a qoshe qorre.
Tani jemi në arenën më të çuditshme, ku militanti ka vrarë qytetarin. Sepse sa herë njerëzit e mirë dhe të ndershëm bëjnë përpjekje për ta zhdukur këtë përçarje, ai pra, militanti, lëshohet me shpejtësi marramëndse për ta përbaltur e shkatrruar me etiketime dhe intimidime. Ky e bën nga injoranca, se nuk e kupton ç’ ndodh e ç’bëhet, por është vegla moderne e përçarjes dhe vrasjes së demokracisë.
Kështu qytetarët flen, me shprehjen e bëjnë për pushtet, zbrit ti, të hipi unë, pa e kuptuar fare planin djallëzor qê ata janë bashkë dhe kanë për qëllim të na vrasin të na shuajnë, duke shkulur çdo rrënjë identiteti shqiptar.
Ndaj sot, jemi katandisur në popull çadrash, me përfaqësimin më të turpshëm shtetëror në të gjitha hallkat. Pa asnjë institucion drejtësie, pa asnjë përmirësim nga reformat që ndërmerren gjoja për integrim, proces të cilin e minon herê njëri e herë tjetri, gjoja për mosmarrveshje, por me marrveshjen e qartë mes njëri tjetrit, ta shkatërrojnë këtë vend.
Ne, çfarë bëjmë ne?! Haemi me njëri- tjetrit dhe sodisim. Shtojmë rradhët e militantit, për një cop bukë e shpesh edhe për një cop mishi dhe nuk duam ta dimë, ne nuk haemi dot me shtetin. Me shtetin që votohet të menaxhoj sipas programit që kemi votuar, por jo për të na diktuar. Këta dalin si banda të mirëorganizuars e bëjnë shfaqje herë një ngjyrë e herë një tjetër, duke u qarë e duke u puthur dhe e kanë kthyer sallën e parlamentit, në sallë cirku, nga më të turpshmet që ka parë ky vend.
Ne, vazhdojmë të bëjmë militantin… dhe nuk e kuptojmë që jemi në zgrip drejt shuarjes përfundimtare. Njerëzit ikin ikin, duke ua plotësuar planin e tyre dhe nuk e kuptojnë rrezikun ku e kanë futur këtë vend. Nëse nuk e kuptojmë, që nuk jemi malok a lab, të krishterë a myslyman, socialistë a demokratê, fshatarê apo qytetarë, por jemi shqiptarë, ne nuk do bashkohemi dot të gjithë bashkë dhe të vrasim militantin dhe frikën brenda vetes!
Nëse nuk e kuptojmë as tani, se çfarë loje të pisët po luajnë me ne. Do shuhemi për turpin tonë, pas mijëra vitesh mbijetese, ku ruajtëm gjuhën, zakonet dhe kombin, dhe do endemi si hebrenjtë në shkretëtirê, pa atdhe. Sot, ne duhet të jemi të gjithë bashkë, ta vrasim militantin, të fitojmë lirinë dhe të shpëtojmë kombin, se historia do na gjykoj. Këtë duhet ta bëjmë me çdo mjet, paqësor a me dhunë qoftë. Është detyrë kombëtare, të shpëtohet atdheu!
Feja e shqiptarit nuk është ndasia, as partia, është shqiptaria!
Unë fola, kaq mund të bej, fol edhe ti. Unë isha, hajde edhe ti. Të gjithë bashkë ne mund ta bëjmë. Mos dëgjoni frazat përçarëse, ky vend nuk bëhet, është mjeti i tyre për të na hequr frymën. Por, unë frymoj, frymo edhe ti, që ta kthejmë në një energji të parezistueshme dhe të ndërtojmë vendin tonë si gjithë Europa, pjesë e së cilës kemi qënë, që kur është krijuar bota!
P.s. Të më falni që shkruajta kaq gjatë, por disa të vërteta duhen thênë… kaq mundemi të bëjmë…