Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Teatri/ Surprizon vajza e Robert Ndrenikës: Na drejton një bandë që shkatërron...

Teatri/ Surprizon vajza e Robert Ndrenikës: Na drejton një bandë që shkatërron pa princip

Vajza e aktorit të madh, Robert Ndrenika, Diana Ndrenika, reagon ashpër për shembjen e Teatrit Kombëtar, teksa shkruan në “Facebook” se një “bandë e obsesuar pas truallit të qendrës së Tiranës vjedh e shkatërron pa asnjë princip”.

Mes të tjerash, Ndrenika thekson se më e dhimbshme për shkatërrimin e godinës është fakti se në diktaturën totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit e kinematografisë.

Sipas vajzës së aktorit Ndrenika, sot në demokracinë e pretenduar merr përparësi biznesi i ndërtimit, që në mënyrë makuteske drejton qytetin e vendin.

Kujtojmë se argumenti më i fortë i Ramës, që e perdori edhe sot në Parlament, ishte pikërisht emri i aktorit të madh Robert Ndrenika, sipas tij, në favor të shembjes së Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë i Diana Ndrenikës
Çfarë shock-u! Në 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, shembet Teatri Kombëtar një godinë 80-vjecare , pjesë harmonike e ansamblit arkitekturor të qendrës historike të Tiranës. Jo thjesht një ndërtesë por një histori! Historia e një institucioni që i dhuroi për shumë kohë kulturë Tiranës e mbarë Kombit shqiptar duke mbajtur gjallë shpirtin artistik të elitës e të popullit e duke lëvruar shqipen letrare. U keqadministrua, u keqdrejtua gjatë 20 viteve të fundit për ta degraduar e ta sjelle në këtë moment. Keqmenaxhim e keqdashje. Shpërndarje fondesh buxhetore në salla të vogla e jo të denja (Eksperimentali, Metropoli e Turbina¬) që prodhojnë më shumë zanat teatror nga sa i duhet Tiranës, që nëse do të përdoreshin për Teatrin Kombëtar do ta kishin restauruar denjësisht fasadën e hyrjen por edhe sallën e skenën.

E tradhtuar së fundmi jo vetëm nga Qeveria e Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore, por edhe nga një pjesë e komunitetit teatror, në shkelje të shumëfishtë të ligjit, godina u hoq nga listat e mbrojtura të monumenteve të kulturës dhe nxitimthi iu kalua në varësi pushtetit vendor. E vlerësuar nga “Europa Nostra” si një godinë që duhej mbrojtur e restauruar, Shqipëria vendosi të shkatërrojë e të shkojë në drejtim të kundërt të parimeve europiane. Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj.

Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore. Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (With unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte. Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip. /Mapo.al

Share: